Kjo është fytyra e humanizmit në luftën ndaj koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kulmi i epidemisë së koronavirusit tashmë ka kaluar në Kinë. Sipas zyrtarëve kinezë,  është zvogëluar dukshëm numri i të prekurve me koronavirus edhe në provincën Hubei, në qytetin Wuhan ku edhe shpërtheu epidemia.Që nga dhjetori i vitit të kaluar numri i të infektuarve në Kinë filloi të rritej me ritme shumë të shpejta duke bërë që mjekët të gjendeshin në vijën e parë të frontit në luftën kundër koronavirusit.

Nga vija e parë të frontit kanë ardhur edhe imazhet e mjekëve në luftë ndaj koronavirusit.

Në foto duken fytyrat e lodhura nga puna dhe sforcimi i tejskajshëm i tyre në përballimin e situatës së koronavirusit dhe të sëmurëve nga ky virus.

Shumica prej tyre mezi qëndronin në këmbë, shpesh flinin në pushimin mes ndërrimeve, madje kanë fjetur edhe nëpër karrige e dyshemetë e korridoreve të spitaleve.Ata kanë pasur veshjen e tyre speciale, shoqëruar me maskat mbrojtëse, të cilat ishin shumë të ngushta me qëllim që të pengojnë infektimin.

Mjekët kanë pësuar edhe fraktura në fytyrë nga maskat e shtrënguara fort, të cilat nuk i kanë hequr për më shumë se tetë orë.

Veshjen speciale e kanë mbajtur nën trup për më shumë se 12 orë në ditë, dhe pasi i hiqnin kanë parë edhe gërvishtjet, mavijosje dhe fraktura në fytyrë.

Kina duket se tashmë do t’i kthehet normalitetit pas koronavirusit të tmerrshëm, vatra e të cilit tashmë ka kaluar në Evropë, ku është goditur edhe Shqipëria me 51 të prekur deri më tani dhe 1 e moshuar ka humbur jetën.

Të fundit

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit!

Për të 17-tën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga...

Presidenti Begaj pret homologen e Moldavisë, Maia Sandu: Të thellojmë bashkëpunimin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në Tiranë Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, e cila ndodhet në Shqipëri në kuadër të...

E keni vënë re që çdo shtëpi ka një erë të veçantë? Ja pse ndodh

E keni vënë re që sapo hyni në shtëpinë e dikujt tjetër, ndjeni një aromë krejt të veçantë? Mund të jetë e këndshme, jo...

U nis duarbosh, por ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme

Donald Trump, ka përfunduar turneun e tij të parë presidencial në mandatin e tij të dytë si President i SHBA-së. Presidenti amerikan vizitoi Arabinë Saudite,...

Shqipëri-Francë,nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në energji dhe për turizmin në Korçë

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në zyrën e tij, presidentin e Francës Emmanuel Macron, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë,...

Lajme të tjera

Web TV