Koronavirusi në këpucë dhe rroba: Çfarë të bëjmë kur hyjmë në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Viola Rita ”Galileo One”

Ne e dime tashmë që koronavirusi, transmetohet përmes spërkalave të pështymës me anë të kontaktit me mukozën. Dhe për t`u mbrojtur prej tij, duhet të ruajë një distancë minimumi 1 metër nga të tjerët, të lajmë sa më shpesh duart, si dhe të zbatojmë të gjitha udhëzimet e dhëna nga autoritetet, duke qëndruar në shtëpi.

Këto janë masat thelbësore, për të parandaluar dhe frenuar infeksionin. Po, kur dalim nga shtëpia, për të bërë pazar apo për arsye shëndetësore, çfarë kujdesi duhet të tregojmë ndaj sipërfaqeve dhe materialeve me të cilat biem në kontakt, siç mund të jenë edhe produktet e blera.

Këpucët dhe rrobat

“Në përgjithësi është një zakon higjienik – shpjegon për “Wired” Valter Riçiardi, anëtari italian i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetit, dhe këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë. “Presupozohet që kur kthehemi në shtëpi nga jashtë, duhet të heqim këpucët dhe rrobat, dhe t`i fusim ato brenda hapësirave të posaçme, siç mund të jetë një sirtar apo një ndarje në dollap, dhe jo t’i lemë në kuzhinë apo në banjë, dhe më pas duhet që të lajmë duart me kujdes. Kjo sjellje vlen për parandalimin e çdo lloj infeksioni, të rëndë ose jo”-shprehet ai.

Megjithatë, në këtë moment historik, me pandeminë e Covid-19 që ka mbërthyer botën, vëmendja dhe vigjilenca e gjithsecilit është e lartë, dhe mesazhe të këtij lloji mund të intepretohen në mënyrë të gabuar, apo të risin nivelin e ankthit.

“Nuk është ky qëllimi i mesazhit. Ne duhet të tregohemi të zgjuar. Duhet të kemi parasysh, se këpucët dhe rrobat janë paksa si mburoja jonë, si një lëkurë e hollë që na mbron nga jashtë. Për këtë arsye por pa u alarmuar, do të ishte më mirë që kur hyjmë në shtëpi t’i heqim dhe këpucët. Duhet ta keni të qartë se objektet dhe rrobat, nuk janë mënyrat kryesore të transmetimit të virusit ”- thotë Riçiardi.

Eksperti sqaron gjithashtu, se nuk është e nevojshme që të ndërroni rrobat sa herë që dilni nga shtëpia. “Kur dilni jashtë mund të vishni të njëjtat rroba që keni lënë në sirtar apo dollap, pra ato që kishit veshur herën e fundit. Nuk keni pse t’i lani rrobat pas çdo dalje. Por nga ana tjetër, përdorimi i të njëjtës triko për një kohë të gjatë, nuk është një zgjedhje e mire”-thotë eksperti.

Lexo edhe :  Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të shqetësohemi

Objektet e tjera

Nuk duhet të keni frikë se mos kontaminoheni nga objektet, shpjegon Riçiardi. “Nuk është ky mekanizmi përmes së cilit mund të infektohemi. Mbajeni mend – thotë ai – se infektimi përmes kontaktit nga sipërfaqet, pra edhe nga produktet apo objektet e tjera, nuk është ndër rrugët kryesore të transmetimit të koronavirusit të ri, siç e kanë theksuar autoritetet.

Nuk është rastësi që pikërisht për këtë arsye Organizata Botërore e Shëndetit, nuk ka kërkuar asnjë ndalim të qarkullimit të mallrave. Riçiardi rekomandon larjen shpesh të duarve, dhe të vlerësoni masat e marra nga autoritetet për të frenuar përhapjen e koronavirusit. “Këto masa – shton Riçiardi – janë mjetet thelbësore dhe të domosdoshme për të ndaluar përhapjen e virusit”.

Çfarë thonë studimet

Një studim që pritet të botohet në revistën “Neë England Journal of Medicine”, tregon se koronavirusi Sars-CoV-2, mund qëndrojë deri në 24 orë mbi sipërfaqet prej kartoni, dhe deri

në 3 ditë në sipërfaqe e plastikës dhe çelikut. Kërkimi vë në pah se pavarësisht kësaj qëndrueshmërie, përqëndrimi i virusit, apo sasia e grimcave virale të pranishme në mostër, është shumë e ulët.

“Nuk ka nodnjë element të ri, që duhet të na shqetësojë”- thotë Masimo Andreoni, drejtor shkencor i Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale. Duke përmendur një studim, eksperti thekson se ka prova të tjera mbi koronavirusin, që dëshmojnë se ai mund të qëndrojë në disa sipërfaqe edhe disa ditë.

“Ajo që është e rëndësishme sa i përket rrezikut të infektimit, përtej pranisë së virusit, është ngarkesa infektive dhe forma ngjitëse, përqendrimi i virusit, i lidhur me aftësinë e një mostre të caktuar për të infektuar”- shpjegon Andreoni. “Studimi në fjalë, tregon se efekti është shumë i reduktuar, si edhe aftësia për t’u infektuar prej tij është gjithashtu shumë e ulët”- shton ai.

Të dhënat konfirmojnë faktin se objektet, siç janë kutitë prej kartoni, janë të sigurta. “Ajo që mbetet vendimtare – përfundon Andreoni – pasi të keni prekur sipërfaqet dhe objektet e tjera kur ndodheni larg shtëpisë, është të lani duart shpesh dhe të mos prekni sytë, hundën dhe gojën para se të lani duart”.

Përgatiti:Silvana Tresa – Fjala.al

Të fundit

Horoskopi për muajin Shkurt! Cilat janë shenjat më të favorizuara të zodiakut

Shkurti vjen me energji që favorizon disa shenja të horoskopit, që do u mundësojë atyre të përjetojnë fat dhe...

Dhunoi nënën 85-vjeçare, arrestohet djali në Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. C.,60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka...

Emigrantët do të kthehen sërish në Itali, mbërrin në Shëngjin anija e rojës bregdetare

Ka mbërritur në Shëngjin anija e rojës bregdetare italiane që do të marrë mbrapsht 43 refugjatët e akomoduar në Gjadër. 49 emigrantët mbërritën në vendin...

Pas dy vitesh, Enca ndahet nga i dashuri afrikan! Si mori fund pa bujë romanca mes tyre

Enca për shumë vitesh shfaqej e vetme, deri dy vite më parë, kur këngëtarja publikoi foto me partnerin e saj. Bëhej fjalë pikërisht për...

Trafik droge me postë nga Tajlanda drejt Shqipërisë/ Goditet grupi kriminal

Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni 3”. Goditet një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike kanabis nga Tajlanda drejt Shqipërisë, nëpërmjet shërbimit postar. Sekuestrohet sasia prej...

Lajme të tjera

Web TV