Mes jetës dhe vdekjes/Koronavirusi vret te Infektivi, nga materniteti lind foshnja-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur Shqipëria ka shënuar sot viktimën e saj të dytë nga koronavirusi, pas të moshuarës 73-vjeçare, e cila ndërroi jetë pasi ishte kthyer nga Italia, dhe kur vendi gjendet i gjithi në karantinë, në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ ka ardhur në jetë një foshnje.

Kryeministri Rama ka  publikuar një video nga materniteti ku shfaqen mjekët dhe infermierët, të pajisur me maska, të cilët iu shërbejnë nënave dhe foshnjave të tyre.

“MIRËMËNGJES uroj një ditë të lehtë për ju të gjithë me pamjet frymëzuese të spitalit ku lind jeta”, shprehet Rama.

Kjo është një pamje tjetër e asaj çfarë jemi mësuar të shohim deri më tani, kur nga njëra koronavirusi vret te Infektivi, nga ana tjetër lindin foshnje në maternitete. Një betejë mes jetës dhe vdekjes, ku gjendet e gjitha bota sot.

Në Shqipëri me humbjen e jetës së 66-vjeçarit bilanci është rënduar duke e çuar në 2 numrin e vdekjeve nga koronavirusi pas 73-vjeçares nga Durrësi e cila sapo ishte kthyer nga Italia, vendi i cili është më prekuri në Evropë nga koronavirusi.

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV