Koronavirusi/ OBSH: Aktualisht janë duke u testuar pesë ilaçe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) aktualisht po teston pesë ilaçe për sëmundjen COVID-19 e shkaktuar nga koronavirusi SARS-COV-2, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jashareviq.

“Që në muajin shkurt, ne mblodhëm më shumë se 400 shkencëtarët kryesorë në botë në fushën e kërkimit për të përcaktuar jo vetëm atë që dihet për virusin, por në të njëjtën për të punuar në disa zgjidhje të tilla si vaksinat dhe ilaçet”, thotë Jashareviq.

Sipas tij, është filluar të punohet në zbulimin e vaksinës, por kjo do të marrë ca kohë.

“Këto prova klinike do të bëhen në më shumë vende dhe ne do të përpiqemi t’i përshpejtojmë ato sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që të arrijmë në disa rezultate dhe përparime në këtë fushë”, përfundon zëdhënësi i OBSH-së.

Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit në fund të dhjetorit 2019 në qytetin kinez Vuhan, 159 vende dhe territore në të gjithë botën kanë raportuar raste të COVID-19.

Më shumë se 222,000 njerëz në të gjithë botën janë të infektuar me këtë virus.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë regjistruar raste, dhe qeveritë po vendosin masa të ashpra për të ndaluar përhapjen e infeksionit./REL

Të fundit

I ra sipër masivi i kromit, familjarët e 29-vjeçarit ende asnjë shenjë nga i riu

Kushëriri i 29-vjeçarit Ardit Beshiri që u zhduk së bashku me fadromën pas shembjes së masivit të kromit në...

I dënuar me burg për marrëdhënie sek*uale dhe homosek*uale me të mitur! Kapet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” ka rënë...

Kjo është ora e ditës në të cilën jemi më të trishtuar dhe më të lumtur

Dihet që humori ndryshon në varësi të stinëve të vitit, ditëve të javës, apo situatave që kalojmë në përditshmëri. E hëna e tretë e...

Tedi Blushi: Numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri, dëshmon hapur abuzimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, mbajti sot një deklaratë për mediat, nga ku foli për situatën sipas tij alarmante në...

“S’më ekstraduan, erdha vetë”, Florenc Çapja: Nuredin Dumanin nuk e njoh fare!

Florenc Çapja, i cili akuzohet se porositi vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Ai ka...

Lajme të tjera

Web TV