Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se në Shqipëri duhet të jenë të paktën 650 persona të infektuar me koronavirus. Unë mendoj, tha Pipero, se numri është 10 herë më e lartë.
“Nëse kemi 64-65 të infektuar zyrtarisht, numri mund të jetë 650 edhe pse një pjesë e mirë e tyre nuk shfaqin simptoma”, tha mjeku.
Sipas tij, që kjo shohim aktualisht është vetëm maja e ajsbergut, ndaj bëri thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet.
Mjeku-të moshuarve: Nëse doni t’i gëzoni nipër e mbesa, mos dilni nga shtëpitë