Një burrë i cili kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, theu rregullat e karantinës duke dalë nga banesa e tij i veshur me një kostum dinosauri.
Policët ndaluan burrin i cili ishte i veshur me një kostum të tiranosaurit rex dhe i dhanë një paralajmërim ndërsa u largua nga një kosh i rrugës, ku sapo kishte hedhur qeset.
Incidenti i çuditshëm ka ndodhur në Vistabella, Murcia, Spanjë. Disa banorë të lagjes e kishin mbrojtur atë, duke u thënë se personi i maskuar doli të hidhte mbeturinat, madje veprimin e tij e quajtën qesharak
Lidhur me këtë rast autoritetet në Spanjë kanë bërë të ditur qytetarëve të respektojnë rregullat e bllokimit gjatë kësaj periudhe./DailyMail