Zyrtare/ UEFA zbulon kur do luhen miqësoret e Kombëtares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UEFA ka vendosur gjatë mbledhjes së zhvilluar të martën e 17 marsit se ë gjitha ndeshjet e kombëtareve që ishin planifikuar për t’u zhvilluar këtë muaj të spostohen në qershor.

Në një njoftim të bërë nga qeveria europpiane  e futbollit, bëhet me dije se të gjithë tifozët që kishin blerë biletat e tyre, do të rimbursohen.

Këtu përfshihet edhe Shqipëria që kishte planifikuar ndeshje miqësore me Slloveninë dhe San Marinon, takime të cilat siç është vendosur paraprakisht do të luhen në qershor. Në muajin qershor do të luhet edhe ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Më vonë do të ketë edhe një vendim përfundimtar nga UEFA për sa i përket këtyre ndeshjeve, por paraprakisht është vendosur të luhen në fillim të qershorit.

Njoftimi i UEFA-s:

Siç u njoftua dje, UEFA Euro 2020 është shtyrë për shkak të rreziqeve të paraqitura nga pandemia coronavirus.

Edhe pse të zhgënjyer, si shumë prej jush me këtë lajm, ne kemi marrë këtë vendim për të mbrojtur shëndetin e të gjithë të përfshirëve në lojë. UEFA Euro 2020 do të zhvillohej nga 12 qershori deri me 12 korrik 2020. Procedimi i këtij turneu ku do të vinin shumë tifoz me rrezik të infektuar si dhe bënte presion të panevojshëm në shërbimet publike kombëtare te vendet e përfshira në ndeshje

Datat e reja të propozuara janë 11 qershor-11 korrik 2021, të cilat duhet të ndihmojnë në përfundimin e të gjitha garave vendore këtë sezon, aktualisht në pritje për shkak të emergjencës COVID-19.

UEFA do të donte të siguronte blerësit ekzistues të biletave që nëse nuk mund të marrin pjesë në turne në vitin 2021, vlera e biletave dhe paketave të tyre do të kthehet plotësisht. Brenda muajit tjetër, informacione të mëtejshme mbi procesin e rimbursimit do t’u komunikohen blerësve ekzistues të biletave përmes postës elektronike dhe në euro2020.com/tickets.

Lexo edhe :  Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë

Ndërkohë, të gjitha garat dhe ndeshjet tona (përfshirë miqësoret) për klubet dhe ekipet kombëtare, si për burra ashtu edhe për gra, janë vendosur në pritje deri në njoftimin e mëtutjeshëm. Ndeshjet play-off të UEFA EURO 2020 dhe miqësoret ndërkombëtare, të planifikuara fillimisht për në fund të marsit, tani janë planifikuar të luhen në fillim të qershorit, duke iu nënshtruar një rishikimi të situatës.

Ne do të vazhdojmë t’ju ofrojmë informacionin më të fundit në UEFA.com dhe të përpiqemi t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja sa më shpejt që informacioni përkatës të jetë në dispozicion. Për çdo informacion të rëndësishëm, mund të informoheni përsëri nga ne përmes emailit.

Dhe për t’ju mbajtur të argëtuar gjatë gjithë këtij pushimi të paparashikuar nga loja e bukur, do të kemi një program të plotë arkivash dhe përmbajtje të freskët në UEFA./Fjala.al/

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV