Ilaçet kundër gripit mund të përdoren për të luftuar koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilaçi që përdoret për të luftuar gripin “Favipiravir” ka përshpejtuar shërimin e Covid-19. Testi është bërë në dy studime me një total prej 340 pacientësh. Studimi u realizua në Wuhan dhe Shenzen në Kinë .

“Favipiravir”, i njohur në Japoni me emrin “Avigan”, zvogëlon kohën që ju duhet të sëmurëve me Covid-19 për të eleminuar virusin nga trupi, njoftoi një anëtar i Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës në një konferencë për shtyp, raporton agjencia Reuters.

Në studim u vu re se, një kombinim i dy ilaçeve anti- HIV (lopinavir dhe ritonavir) nuk ishte efektiv në një studim të tretë me 199 pacientë në të cilët Covid-19 tashmë kishte shkaktuar komplikime serioze.

Në pritje të zhvillimit të ilaçeve specifike kundër koronavirusit të ri, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) njoftoi të enjten takimin ndërkombëtar klinik solidariteti për të vlerësuar efikasitetin e këtyre barnave tashmë të disponueshëm.

Disa prej tyre tashmë janë duke u përdorur në mënyrë eksperimentale në spitalet në Spanjë , një nga vendet pjesëmarrëse në takimin e OBSH. Burimi: lavanguardia, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 13 maj 2024

Sot, më 13 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet 93.9 lekë. Euro sot...

Ja një Femër që Nënë nuk u bë kurrë

Nga Edison Ypi Leman Ypi Lemani ishte një aristokrate e sofistikuar, e shkolluar, e edukuar, inteligjente, elegante, e hirshme, e ndjeshme, e dhënë pas leximeve, artit,...

Ylli Pata: ‘Provokacja nr 2’, pas Beogradit, Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë

Ka mjaft kryeministra shqiptarë që kanë thënë se kanë hapur çështjen çame në Athinë. Asgjë nuk është e vërtetë. Por si Majko ashtu edhe...

Paradoksi/ Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore

Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse) vetëm për ushqim për të...

Sigurohuni që të keni marrë me vete çadrat, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke mbajtur reshje shiu dhe stuhi lokale në territorin e Shqipërisë. E...

Lajme të tjera

Web TV