SHBA/ Maskat mungojnë, disa mjekë i bëjnë vetë nga çarçafët e spitalit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekët në Siatëll, janë detyruar t`i bëjnë vetë maskat mbrojtëse me çarçafë, si pasojë e mungesës së vaisjeve bazë për mbrojtjen nga koronavirusi në të gjithë botën. Kjo situatë ka prekur edhe Uashingtonin, vendi ku është përqendruar më shumë pandemia e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

Të gjendur në këtë situatë, stafi i spitalit u mblodh në një dhomë konferencash në jug të Siatëllit për të bërë maska ​​shtëpiake për mjekët, infermierët dhe profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor, që gjenden në vijën e parë në përballje me epideminë e koronavirusit.

“Na mbeten edhe pak ditë, derisa të na mbarojnë pajisjet  e nevojshme”-thotë Melisa Tajzën, zëvendëspresidente e asociuar e “Providence St. Joseph Health”, që drejton 51 spitale në 5 shtete perëndimore. “Ne po presim që të na vijnë paisje të tjera, por deri atëherë do të na duhet të improvizojmë”- thekson ajo.

Rastet me koronavirus në SHBA, e kanë tejkaluar shifrën 13.000, dhe përballë kësaj situate punonjësit e kujdesit shëndetësor pos hasin vështirësi jo vetëm në gjetjen e maskave, por edhe të veshjeve kirurgjikale dhe mjeteve mbrojtëse për sytë.

Presidenti Donald Trump, përgjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, foli edhe për mungesën e pajisjeve mjeksore, duke deklaruar se “miliona maska” janë duke u prodhuar, por nuk pa dhënë detaje të tjera.

“Ne kemi ndihmuar deri tani shumë njerëz, dhe aktualisht po prodhohen miliona maska. Qeveritë lokale, guvernatorët dhe njerëzit brenda shteteve, duhet të bëjnë kujdes me mënyrën sesi ato po shpërndahen. Jam i sigurt se ata do t’a kenë parasysh këtë, duke e bërë shumë mirë punën e tyre”- theksoi presidenti.

Por kur një gazetar e pyeti pse spitalet janë aktualisht pa maska, në kushtet kur prodhimi i tyre është intensifikuar, Trump tha se sistemi mjekësor është “i vjetëruar”, dhe se sistemi i prodhimit “nuk e kishte parashikuar këtë situatë emergjence”.

Lexo edhe :  OSBE-ODIHR raport paraprak: Pati disa incidente, votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë

“Askush nuk mund t’a dinte se do vinte një pandemi apo epidemi me përmasa të tilla. Askush nuk kishte parë më parë një situatë të tillë”- deklaroi ai.  Duke folur për të njëjtën çështje zëvendëspresidenti Majk Pens tha:”Ne kemi rritur furnizimet me maska ​​mjekësore, dhe do të vazhdojmë t’i japim prioritet prodhimit të maskave, duke u bërë thirrje të gjitha industrive të prodhimit të çfarëdolloj niveli”.

Ndërkohë, shumë spitale në shtetet e tjera të SHBA-së u kanë bërë thirrje urgjente kompanive private që të dhurojnë maska ​​për fytyrën dhe mjete të tjera mjekësore, që shërbejnë për t’u mbrojtur nga infektimi. Shërbimet shëndetësore në Ilinois, u bënë thirrje të enjten kompanive të ndërtimit, dentistëve, veterinerëve, që t’u vijnë në ndihmë 200 spitaleve që ndodhen atje, me anë të dhurimit të maskave, të quajtura N95s.

“Spitalet në të gjithë shtetin mund të rrezikohen, pasi mund t’u mbarojnë të gjitha rezervat me pajisjet mjekësore mbrojtëse të domosdoshme”- tha presidenti i shoqatave mjekësore A.J Vilhelm./ S.T

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV