Përdoreni kohën gjatë karantinimit me kreativitet e dekoroni shtëpinë, këto dy arkitektë ju vijnë në ndihmë (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këto ditë të karantinimit kemi kohë mjaft të bollshme e duhet ta përdorim me produktivitet e kreativitet. Agisa Xhemalaj dhe Donald Lutaj janë dy arkitektë që na vijnë në ndihmë me idetë e tyre të cilat mund t’i vëmë në jetë e ta bëjmë shtëpinë tonë një vend sa më të rehatshëm e të bukur.

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Meqënëse koha është ajo që e kemi me tepricë këto ditë, më poshtë janë disa ide si ta arredojmë shtëpinë tonë në këtë prag pranvere.

Shumë objekte që kemi në shtëpi të cilat kanë dalë jashtë funksionit, mund t’i përdorim për të krijuar objekte të ndryshme për shtëpinë tonë, në këtë mënyrë mundemi edhe të riciklojmë e t’i ‘japim një dorë’ planetit tonë.

Tashmë mund të realizojmë vazo lulesh me element të përditshmerisë sonë që nuk do ta kishim menduar. Kutitë metalike të salcës, bikerinat e vezeve, kapset e rrobabe, një penel, pak bojë dhe vinovil (ngjitës) mund të na ndihmonin të realizojmë Vazo Lulesh, shumë të bukura të vecanta, të personalizuara, interesante dhe moderne njëkohesisht.

Në një intervistë për ‘Tirana Post’ dy arkitektët tregojnë idetë e tyre për një shtëpi sa më ideale e ndryshe nga të tjerët.

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Ndricuesit mund të jenë një tjetër zgjedhje e jona e ketyre diteve. Do të mjaftonin disa fije me ngjyra , kapse rrobash, varese rrobash, kutitë metalike të salcës për të krijuar ndricues të personalizuar të cilët do të krijonin atmosferë dhe do të përshtateshin mirë në varësi të ambjentit tuaj qoftë ai sallon, kuzhinë apo dhomë gjumi duke i dhënë atij ngjyrë dhe një stil totalisht të vecantë.

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Gurët dekorativ do të zbukuronin tavolinën por gjithashtu mund të përdoreshin edhe si pjesë argetuese dhe zbavitëse duke krijuar madje edhe lojëra për të kaluar pak nga koha juaj. Përdorimi i tyre do të zbukuronte kopshtin apo vazot e luleve në shtëpinë tuaj duke shtuar ngjyrat, atmosferën dhe aromën e pranverës. Një penel, pak bojë dhe llampa të vjetra, vetëm kaq do të na mjaftonte të fillonim punën e të linim të lirë artistin që ndodhet brenda secilit prej nesh.

Lexo edhe :  Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Tashmë mund të fillojmë të dekorojmë bukur e me shije muret e dhomave tona, karriget e vjetra apo të demtuara, të përgatisim element të veçantë dekorativ por duke ju pershtatur stilit dhe ngjyrave të ambjentit tuaj të banimit. Për këtë do të na duheshin fije me ngjyra, sitë e vjetër, gozhdë të vogla dhe mund t’ia nisni punës.

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Mund të nisni të personalizoni edhe pasqyrat tashmë! Mjaftojnë element të vegjël druri, rruaza të vogla dhe kollë (ngjitës). Pasqyrat e thjeshta në shtëpinë tuaj mund ti ktheni në element dekorativ shumë tërheqës dhe me peshë në ambjentin tuaj të banimit.

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Kornizat e fotove tashmë mund t’i dekorojmë edhe me kopsa, por mund tu japim jete dhe ngjyra edhe abazhurëve te thjeshte qe kemi ne shtepine tone. Kreativiteti jone do t’i bej ata interesant dhe te personalizuar.

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

Elementët e ricikluar mund të na ndihmojnë gjithashtu të realizojmë mbajtëse qirinjsh të cilat do të bëhen pjesë e dekorit të tavolinës tuaj, të kuzhinës apo të sallonit.

Shfrytëzojeni kohën duke bërë gjëra të bukura,

 

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV