22 Mars: Ëndrra e madhe e një populli të vogël…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla për Fjala.al

Ishte 22 Marsi i vitit 1992 kur për herë të parë në Shqipëri pas gjysmë shekulli nën diktaturë, shqiptarët do të mund të votonin të lirë, ashtu siç mundnin, siç dinin, si ata që dalin nga një natë e gjatë ankthëruese, me copa ëndrrash… të fshehura, të patreguara. Sepse dhe ëndrrat burgoseshin. Burgjet ishin plot me ëndrra të një populli, me mijëra, ëndrra buke dhe lirie, endrra të rinjsh dhe patriotesh pleq, poetësh, inxhinierësh, ekonomistesh, pronaresh, politikanesh, etj etj, të njërëzve të thjeshtë… Endrrat tona ishin në burg. Vërtet të denonin per to, realisht, nuk eshte metafore. A keni degjuar për rastin e një të riu, atëhere, quhej Aqif Selimit, e gjeni po te kërkoni internet, tani që jemi të mbyllur… U dënua vërtetë për një ëndërr. Aqif Selimi kaloi 30 vite në burgjet e diktaturës, sepse rrëfeu pa u menduar ëndrrën e tij. Rrëfim, i cili ra në veshin e Sigurimit të shtetit. Aqif Selimi do të rrëfente ëndrrën e tij të çuditëshme ashtu siç janë ëndrrat, shfaqen si duan ato. E jo si i pëlqen rregjimit të ëndërrojnë njërëzit. Ai do të shihte në ëndërr dy persona që nuk i kishte parë dhe takuar kurrë më parë. Mehdi Frashërin dhe një kolonel britanik të quajtur Palmer. E pasi e rrëfeu ëndrrën tek miku i tij, mbi atë do të nisnin kalvaret e torturave në hetuesitë çnjetëzore. Ai duhet të pranonte se kishte takuar vërtetë Mehdi Frashërin dhe Oficerin Palmer. Kjo ishte vërtet nje ëndërr e Shqipërisë. Aqif Selimi kreu 30 vite burg duke ëndërruar vazhdimin, për të qënë “i lirë”. Pra ëndrrat ishin të kërcënuara pas momentit tê zgjimit, ato nuk duhet të përballeshin me realitetin e Shqipërisë Komuniste.

Pritej 22 marsi per te votuar ëndrrën. 22 Marsi i 28 viteve më parë ështê një datë e veçantë për t’u kujtuar jo vetëm sepse në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste pas 50 viteve të sundimit të një partie. Por sepse për herë të parë shqiptarët do të votonin të lirë për një ëndërr të përbashkët “Lirinë”. Si do të ishte? Për të kishin vuajtur dhe martirizuar në 50 vite. Për një Shqipëri si Europa, për një shtet të vërtetë demokratik. Si brohorimat e protestave të studentëve. Shqiptarët votuan të lirë në 22 Mars, por zgjedhjet që do të pasonin në këto 28 vite nuk do të ishin asnjëhërë më aq të lira. Në vitin 1997 e më pas do të ndryshonte çdo gjë. Revanshi i të kaluarës. Në Shqipëri do të rikthehej krimi, korrupsioni, pasiguria. Zgjedhjet e lira do mungonin. Deformimi i vullnetit të qytetarëve për të zgjedhur të lirë, do të ishte kryefjala e çdo proçessi zgjedhor në Shqipëri. Ëndrra jonë 50 vjeçare për të votuar të lirë do degradonte kur shitja dhe blerja e votës u kthyen në dukuri. Por 22 marsi na mesoi lirinë. Ta enderrojme atë. Dhe tani dimë te ëndrrojme te mbyllur ne shtepite tona, s’janë më të Shtetit, por të endrres tonë. Liria tjetër na pret…

Lexo edhe :  Grupi shqiptar trafikoi 16.4 tonë kokainë në Hamburg! Një nga rekordet botërore

Ne shqiptarët nuk kemi arritur akoma të bëjmë realitet gjënë më kryesore tonën, ndoshta aty ku fillon liria, të zgjedhim të lirë. Ne nuk mund të hedhim asnjë hap drejt krijimit të një shteti demokratik pa votuar të lirë si në vitin 1992. Që t’ju japim jetë ëndrrave tona duhet ta nisim nga votimet e lira.
Dua të citoj Presidentin Amerikan Abraham Lincoln i cili ka thënë: Zgjedhjet i përkasin popullit. Është vendimi i tyre. Nëse ata vendosin t’i kthejnë shpinën zjarrit dhe djegin kurrizin, atëherë do të detyrohen të shtrihen të flenë mbi flluskat e tyre.
Dhe ne nëse nuk do të duam të vazhdojmë të rrimë me shpinë nga zjarri dhe të flemë mbi fluskat tona. Me mendimin se Liria do të na vijë vetë apo do të na e sjellin, gabojmë. Ka ardhur koha që të rivendosim vetë mbi fatin tonë. Të kujtojmë 22 Marsin gjithmonë për mos harruar sa e shenjtë është vota e lirë. Nuk mund ti lejojmë vetes që dikush ti vendosi çmimin votës tonë. Ajo duhet të jetë gjithmonë e lirë për ti dhënë jetë ëndrrave tona.

Të fundit

Drejtoria e Mbrojtjes jep alarmin: Këto 3 ditë priten temperatura ekstreme, bëni kujdes!

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin apelon të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes tre ditët...

Ditri Ekart dhe rrënjët ezoterike të Nazizmit: Hitler në shërbim të një vizioni okult

Përgatiti: Leonard Veizi Autori amerikan Xhimi Marrs, në veprat e tij që eksplorojnë lidhjet mes politikës dhe sekreteve okulte, e për më tej në vëllimim...

Dafina Zeqiri, koncert pas lindjes? Ja fotoja që ndezi dyshimet

Këngëtarja, e cila u bë nënë së fundmi, duket në formë dhe e buzëqeshur, ndërsa postimi ka ngjallur aludime se ajo mund të jetë...

E vërteta e videos që u bë virale në “Tik Tok”

Mediat sociale, veçanërisht Tik Tok, kanë publikuar masivisht këtë fundjavë pamjet e një ngjarje të pabesueshme ku shihet sesi një delfinë vret trajneren e...

Sulmi ajror izraelit vret gazetarin e Al Jazeera-s në Gaza

Një nga gazetarët më të njohur të rrjetit Al Jazeera, Anas Al Sharif, është vrarë së bashku me katër kolegë të tjerë në një...

Lajme të tjera

Web TV