Meta dhe Basha urojnë Sulltan Novruzin: Do t’ja dalim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të shtunë të gjithë besimtarët bektashi festojnë Sulltan Novruzin. Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i opozitës kanë uruar besimtarët bektashi me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.

Presidenti Meta duke e cilësuar një situatë të vështirë atë që po kalon vendi për shkak të koronavirusit, thotë se këto momente “të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes tuaj dhe të gjithë shqiptarëve!”.

Postimi i Presidentit Meta:

Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari dhe besimtari bektashian! Festimet Tuaja në këto momente të vështira, por në një ditë që përkon me lindjen e Imam Aliut dhe që simbolizon lindjen e shpresës e rigjallërimit të natyrës, le të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes tuaj dhe të gjithë shqiptarëve!

Kryetari i opozitës gjithashtu përmes një postimi në rrjete sociale, uroi të gjithë besimtarët bektashi dhe të gjithë shqiptarët festën e Sulltan Novruzit duke e cilësuar këtë ditë si hyjnore të shpresës dhe të dritës. Ai shprehet se shqiptarët me besimin në Zot do tja dalin ta kalojnë dhe këtë sfidë.

Postimi i Lulëzim Bashës:

Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve bektashinj dhe të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Sulltan Nevruzin, këtë ditë hyjnore të shpresës dhe të dritës!

Me forcën që na ka bërë të pamposhtur në historinë tonë dhe besimin në Zot, do ta kalojmë këtë sfidë! Dielli i shpresës dhe mirësisë shndritë të sotmen dhe të nesërmen e çdo familje shqiptare!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Fjala.al

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV