Spanja është vendi i dytë në Evropë me numrin më të madh të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus. Qeveria spanjolle është duke ngritur një spital të llojit më të veçantë në Evropë me rreth 5.500 shtretër.
Ushtarët ndihmuan në lëvizjen e 200 pacientëve pak para mesnatës nga spitalet e zonës në qendrën e konferencës IFEMA, ku janë ngritur 1.300 shtretër spitalor, tha qeveria rajonale e Madridit në një deklaratë.
Në spitalin e improvizuar do të transferohen mbi 300 pacientë me koronavirus këtë fundjavë, tha drejtori, Antonio Zapatero, në një intervistë për gazetën e përditshme El Mundo.
Në Spanjë deri tani janë 1700 viktima nga koronavirusi, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar mbi 28 mijë. Me këtë bilanc Spanja është vendi më i goditur në Europë pas Italisë.