Meta: U tremba mos isha me koronavirus, takova edhe ministren e Shëndetësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta para pak ditësh iu desh të bënte testin ndaj koronavirusit, pasi kishte marrë informacion se dikush me të cilin ishte ndodhur në palestër kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Kreu i shtetit, i shqetësuar bëri analizat ndaj koronavirusit dhe rezultoi negativ.

Ai e ka rrëfyer sërish këtë eksperiencë teksa theksoi se ishte i shqetësuar mos kishte rezultuar pozitiv me koronavirus duke qenë se kishte takuar edhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ekipin e saj mjekësor të Task-forcës ndaj koronvirusit.

Ai shpjegoi për emisionin ‘Open’ në Top Channel se si po e kalon edhe izolimin e tij nga koronavirusi.

E kam pasur të vështirë të mësohem me këtë zakon që të mos jap dorën. Kohën e ndaj midis banesës dhe zyrës sime. Jam shumë i lumtur që e bëra testin, mora një informacion që kisha qenë në palestër me një person i cili kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. Ndërkohë që e kisha menduar që të dhuroja gjak për të sëmurët me talasemi. Kisha vetëm një shqetësim. Një ditë më pas kisha takuar ministren e Shëndetësisë dhe task-forcën e shëndetësisë. Shqetësimi ishte se mos duke e pasur unë mund të infektoja edhe të tjerët”, u shpreh Meta.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV