PD akuza Veliajt: Asnjë qindarkë për dezinfektimin e Tiranës, u jep 5.8 mln euro oligarkëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erin Veliajn se nuk ka dhënë asnjë qindarë për dezifektimin e kryeqytetit por nda ana tjetër sipas saj ai nuk po i ndal tenderat për oligarkët.

Mesazhi i Ina Zhupës:

Veliaj nuk ndal tenderat per oligarket. 5.8 milione euro per Kopshtin Zoologjik, asnje qindarke per dezinfektimin e Tiranes.

Nderkohë që emergjenca shëndetesore, apo lufta siç e quan Rama dhe Veliaj, është në kulmin e vet, me datë 14 Prill, Veliaj do jap 5.8 milion euro një oligarku dhe do i dhuroj hapesira publike nga Kopshti Zoologjik. Këto para duken si të destinuara për Fusha shpk.

5.8 milion euro mund të vendosen në dispozicion për familjet në nevojë, për familjet e pastreha, për dezinfektimin e qytetit siç duhet etj etj. Por jo janë destinuar tek afera e rradhës.

Kopshti Zoologjik, afera e rradhës e Veliajt! Më shumë hapësira që i dhurohen privatit dhe ne qytetarët do i paguajnë dy herë dhe një fitues i paracaktuar i tenderit! A është Fusha sh.p.k fituesi i paracaktuar i Veliajt?!

Duke ju referuar projektit të ndërtimit të propozuar, Kopshti Zoologjik përveç hapësirave të tij për kafshët , hapësira të mëdha jepen për objekte private apo me destinacion tregtarë si : bare, restorante , dyqane surveniresh, parking me pagesë nëntokësor prej 100 vendesh! Duket qartë që hapësirat dedikuar privatit jane te shumta dhe te paguara nga parate tona, te qytetareve te Tiranes. Mbasi ti paguajme per ti ndertuar edhe shume shtrenjte biles, pastaj do i paguajme prap se do i kemi me pagese si parkingun, si objektet e tjera me natyre tregtare.

Por veç kesaj a eshte paracaktuar fituesi i ketij tenderi? A do i jepet Fusha shpk?

Lexo edhe :  Edi Rama, njeriu që lindi politikan dhe u bë kryeministër. Si do të flasë historia?

Në dokumentet standarte të tenderit , Bashkia Tiranë si autoritet kontraktor përveç kritereve të vendosura në pikën 2 (faqe 36 ) te xhiros vjetore dhe piken 2.3 (faqe 37) të punëve të ngjashme që duhet të plotësojnë kompanitë për realizimin e vepres, ka vendosur dhe kritere të tjera të dyshimta të cilat do të sjellin një fitues të paracaktuar!

Konkretisht në shtojcen e “Kritereve të vecanta të kualifikimit” në piken 4 (faqe 39) është kërkuar që kompanitë konkuruese duhet të kenë në gjëndje gjatë 12 muajve të fundit një staf aktiv prej 190 personash në punë!

Pra ky është një kriter i mbivendosur në kundërshtim me ligjin per “Prokurimin Publik” dhe nenin 26 të VKM nr.914 ,datë 29.12.2014.

Por ky është një kriter që e ploteson Fusha sh.p.k, si në rastin e ndërtimit të“Bulevardit Zogu I” që me këtë kriter të mbivendosur në kundërshtim me ligjin u skualifikuan operatoret e tjerë dhe fitues doli Fusha shpk . A po përdoret e njejta strategji nga bashkia e Veliajt?!

Të fundit

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Ermal Mamaqi: Regjisorët nuk më jepnin role, prandaj bëra filmat e mi

Aktori i humorit, Ermal Mamaqi ka folur së fundmi lidhur me largimin e tij nga bota e televizionit tashmë prej vitesh, ndërsa është fokusuar...

Berisha: Ramaduro të ndalojë terrorin mbi banorët e Thethit

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët...

Malltezi: Rama i bëri thirrje SPAK-ut të hetonte Berishën

Pas lirimit nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Posaçme, Jamarbër Malltezi rrëfeu në A2 CNN 20 muajt e arrestit shtëpiak,...

Lajme të tjera

Web TV