Denoncimi në Gazetën Fjala, qytetari: Si u kërcënova në karburant nga 4 policë!  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Hamdi Skeja, është djali që pak kush mundet të mos e dijë historinë e tij në vendin tonë. Ai ka bërë një betejë jetësore për shëndetin e të birit, duke u kthyer për javë e muaj me radhë në kryefjalë të medias që u njohën me hallin e tij. Por tani, halli dhe pamundësia për të çuar jetën e tij përpara në kushte normaliteti me një fëmijë të sëmurë që vazhdon të jetë i pashëruar plotësisht, Hamdiu duhet të shkojë në punë.

Edhe në kohë pandemie, edhe në kohë karantine, edhe në kohë virusi nëpër këmbë, që mund të rrezikojë kur të dojë jetën e të birit të tij, ai sërish shkon në punë, për të mbajtur gjallë familjen e tij prej katër anëtarësh. Por Hamdiu, ditën e sotme, orëve të drekës është përballur me një grup prej katër vetash, dy prej të cilëve të veshur me uniforma policia.

Ai denoncon në gazetën “Fjala” rastin e tij duke hedhur dritë jo vetëm mbi konfliktin e sotëm po edhe të pak ditëve më parë me njërin prej tyre. Skeja, duke qenë i detyruar të gjendet në punë, me fëmijë të sëmurë në shtëpi, i pamundur t`i sigurojë ilaçet e duhura për shkak se nuk gjenden, është konfliktuar me ta, pasi ai edhe është kërcënuar me jetë prej tyre.

Rrëfimi     

“Unë punoj në një karburant këtu mes Kamzës dhe Bathores. Më duhet të mbaj familjen sepse nuk kam asnjë mundësi tjetër. Pronari më ka urdhëruar para disa ditësh që kushdo që nuk e fik mjetin e benzinës, kur të hyjë në karburant, mos i shërbe, pasi siç dihet është një rrezik potencial. Një herë më erdhi një punonjës i qarkullimit rrugor (efektiv) me një motor dhe nuk e fiku. I thashë: Zotëri fike mjetin, të lutem, sepse nuk të shërbej dot me mjet ndezur. S`dua tha! Po ec e mbushe! Unë i refuzova dhe i kërkova të largohet. Bëmë pak sherr atë ditë po ai iku.

Lexo edhe :  “Gëzuar Krishtlindjen”/ Rama zgjedh mënyrën e veçantë për të uruar besimtarët e krishterë

Sot në drekë, rreth orës 12.00 vjen një makine me targa civile, AA 805 DV, brenda të cilit gjendeshin katër persona. Pashë që dy ishin me uniformë dhe dy të tjerë civil. Njëri nga këta me unifomë ishte konkretisht punonjësi i policisë rrugore me të cilin ishim konfliktuar për motorin, ndërsa tjetrin nuk e njihja. Personi që nuk e njihja më kërkoj të dhënat personale. I tregova emër mbiemër e kur vijoj më tej, atëherë nisëm konfliktin. Unë refuzova t`ju përgjigjem dhe iu thashë të largoheshin se ishin në ambientin e punës, por ata më thanë se do të na njohësh se kush jemi!

Unë në fakt nuk di kujt t`i kërkoj ndihmë pasi në këto kushte frike e paniku në të cilën ndodhet vendi, e di që askush nuk e ka mendjen tek unë, por unë besoj së policia është për të na mbrojtur e jo për të na kërcënuar. Unë e kam denoncuar edhe një tjetër kërcënim që më është bërë në Durrës dhe askush s`e ka vënë ujin zjarr, e sigurisht që do ta bëj sërish sepse fundja dikush do të na ketë në vëmendje”.

Kërcënimet

Sipas Hamdi Skejës, i cili ndër të tjera njihet edhe si poet në qarqet letrare,  ai do ta denoncojë kërcënimin me jetë që i kanë bërë punonjësit e policisë ditën e sotme. Ai saktëson se edhe rastin e parë të kërcënimit në Durrës jo vetëm që e ka denoncuar në prokurori por madje ka trokitur edhe në dyert e Avokatit të Popullit e sërish asnjë e dhënë veprimi nuk i është vënë në dispozocion. Ai e kupton se koha tani nuk është e mundur ta kryejë këtë denoncim por ai bën me dije se sapo të krijohet mundësia do të realizojë padinë dhe do të vërë në dispoziconin edhe pamjet e të dy debatve që janë bërë në karburant me personat konkret.

Të fundit

Konfirmohet murtaja afrikane e derrave/ Ministria e Bujqësisë: Identifikohen disa raste

Konfirmohet murtaja afrikane e derrave në Shqipëri. Ministria e Bujqësisë, përmes një njoftimi  tha se janë identitifikuar disa raste në...

Ministra, deputetë, ish-presidentë…/ Ja 60 emrat VIP që kanë ngjitur shkallët e SPAK?!

Ja lista e disa prej emrave që janë marrë në pyetje nga SPAK... Prokuroria e Posaçme duket se është kthyer në makth për shumë zyrtarë....

Krijoi një nga patentat më të mëdha të prodhimit të makinave, ndërron jetë Osamu Suzuki

Osamu Suzuki, ish-drejtori i Suzuki Motor Corporation, ndërroi jetë në ditën e Krishtlindjeve, në moshën 94-vjeçare. Njoftimi për vdekjen e tij u bë të...

Festat e fundvitit/Spiropali bën bilancin: 2024, një vit sfidash dhe progresi drejt BE-së

Me rastin e festës së Vitit të Ri, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh për gjithë qytetarët shqiptarë, teksa ka bërë...

Shqipëria në arenën ndërkombëtare/ Çfarë pritet të ndodhë në 2025

Buxheti prej 3.8 miliardë lekësh për Shërbimin e Jashtëm në 2025, do të përdoret më së për krijimin e partneriteteve të reja, forcuar diplomacinë...

Lajme të tjera

Web TV