Ekspertët: Koronavirusi mund të ketë infektuar tashmë gjysmën e britanikëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuesit në Britaninë e Madhe, druhen se koronavirusi mund të ketë infektuar tashmë më shumë se gjysmën e popullsisë. Profesori i Universitetit të Oksfordit, Sunetra Gupta, tha se kjo mund të nënkuptojë se më pak se 1 në një 1000 njerëz që janë prekur nga kjo sëmundje, do të kenë nevojë për trajtim spitalor.

Eksperti i epidemiologjisë teorike, shtoi se duhet të kryhen studime në shkallë të gjerë përmes testimeve konkrete, për të konfirmuar se sa njerëz janë infektuar realisht. Studimi nga grupi i  Ekologjistëve Evolucionare të Oksfordit mbi Sëmundjet Infektive, sugjeron se koronavirusi mund të jetë përhapur në Britaninë e Madhe që nga mesi i muajit janar.

Ai është transmetuar ndërmjet njerëzve për më shumë se 1 muaj, para se të regjistroheshin rastet e para zyrtare. Por megjithë gjetjet e tij, profesor Gupta nuk pranoi të kritikojë qasjen aktuale të qeverisë së drejtuar nga Boris Xhonson, duke pretenduar se distancim social do të ndihmojë në uljen e presionit mbi shërbimin mjekësor britanik (NHS), për shkak se do të sëmurën më pak njerëz.

Studimi, shqyrtoi raportet mbi të vdekurit dhe rastet pozitive në Britani dhe Itali, raportoi “Financial Times”. Ai mund të shkaktojë tashmë, një debat të ri mbi strategjinë e “imunitetit të tufës” që prezantoi në fillim qeveria britanike, dhe që parashikonte që një pjesë e madhe të popullsisë të prekej nga koronavirusi, për t’i dhënë fund epidemisë.

Qeveria britanike, hoqi më pas dorë nga kjo qasje në favor të distancimit social, pas shqetësimeve se shërbimi shëndetësor, do të vendosej nën një presion të papërballueshëm. Gjithsesi, nëse studimi i Oksfordit është i saktë, deri 50 për qind e popullsisë mund të jenë prekur tashmë nga kjo sëmundje, çka nënkupton se masat kufizuese, mund të hiqen më herët nga sa pritej.

Lexo edhe :  Pas “black out-it”, bien rrjetet telefonike/ Çfarë po ndodh me Spanjën?!

Patrik Vallans, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, ka deklaruar më herët se rreth 60 përqind e populates britanike, duhet të preket nga Covid-19, në mënyrë që të shërohet përmes “imunitetit të tufës”. Universitetet e Oksfordit, Kembrixhit dhe Kentit, planifikojnë të kryejnë gjatë kësaj jave testimin e antitrupave në mesin e popullatës.

S.T

Të fundit

Evi Kokalari: Ai është Sali Berisha për ju o budallenj, jo për mua

Evi Kokalari ka replikuar me ata të militantë të PD-së, që e sulmojnë pse merret me Sali Berishën. “Me shumë...

Aksion si në filma në kryeqytet/ Efektivë të shumtë policie neutralizojnë një person

Një skenë aksion, si të ishte duke u xhiruar një film, u regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në rrugët e Tiranës, ku një...

Kush janë 7 personat e arrestuar në Durrës! Mes tyre Xhevdet Plaku dhe Voltan Xhani

Drejtori i policisë vendore të Durrësit, Vilson Bala, në një konferencë për mediat, bëri me dije se 7 persona janë arrestuar në kuadër të...

Terapistët aprovojnë: Këto janë 4 zakonet që ndjekin çiftet e lumtura

Sipas ekspertëve, për të shijuar një marrëdhëinie të suksesshme, duhet më shumë se thjesht "të kaloni kohë së bashku". Më poshtë gjeni 4 këshilla...

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar nga instituti prestigjioz britanik...

Lajme të tjera

Web TV