Si të flasim me fëmijët për vdekjen e një familjari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ingeborg Porcar “L’avanguardia”

Biseda me fëmijët mbi vdekjen është një temë që i frikëson të rriturit. Dhe arsyeja kryesore është se ne duam t’i mbrojmë fëmijët tanë nga trishtimi dhe humbja, ne duam që t’i shmangim

at nga të gjitha vuajtjet e kësaj bote. Është një dëshirë e brendshme fisnike, edhe pse e parealizueshme.

Prandaj siç e sugjerova në shkrimin tim të fundit, ne duhet të përgatitemi se si t’i mësojmë fëmijët tanë të kuptojnë vdekjen. Në kontakt me këtë dukuri, ekzistojnë 2 elementë kryeorë: paralajmërimi se vdekja është afër, dhe konfirmimi i vetë vdekjes.

Lamtumirën intime, por edhe atë shoqërore, me ritin funeral, dhe rimëkëmbjen nga kjo humbje, një fazë që në këtë rast njihet si një lloj dueli mes mendimit të dëshiruar dhe realitetit. Në përgjithësi, kjo është pak më pak e vështirë nëse na duhet të përgatitemi për vdekjen e një të familjari: ai është i sëmurë dhe mjekët po na paralajmërojnë se vdekja e tij është e afërt.

Kjo periudhë na lejon të fillojmë t’i themi atij lamtumirë:të themi diçka të veçantë, apo ndoshta të bëjmë diçka të rëndësishme. Ne nuk duhet të privojmë fëmijët mbi 4 ose 5 vjet nga kjo mundësi. Përkundrazi, ne mund të nxitemi që t’u flasim atyre mbi atë që ndodh kur dikush vdes, dhe ç’ësht më e rëndësishmja, të sqarojmë diçka që do t’i sigurojë ata shumë.

Do t’u themi atyre se ekzistojnë dy lloje sëmundjesh. Disa, që hyjnë tek shumica, janë lehtësisht të shërueshme, edhe nëse janë të bezdishme si dhimbja e barkut.

Por ka edhe ëmundje të tjera, për të cilat pavarësisht se sa shumë përpiqen mjekët, nuk kanë shërim dhe personi vdes. Ky diferendim është thelbësor, pasi ua bën atyre të qartë se herën tjetër që ju dhemb koka mos kini asnjë frikë, pasi nuk do të vdisni prej saj.

Lexo edhe :  Inceneratori i Tiranës/ Ish-ministri Lefter Koka dënohet me 3 vite burg

Ne do t’i sqarojmë ata, se familjarët tanë kanë një sëmundje të pashërushme, ndoshta pasi i sëmuri është shumë i moshuar dhe mjekët na kanë thënë këtë që shumë e vështirë që ai të shërohet. Atëherë mund t’i pyesim fëmijët nëse ka diçka që ata duan të bëjnë ose t’i thonë personit që po largohet nga botë:shumicën e kohës ajo që ata zgjedhin është të bëjnë ndonjë vizatim ose t’i sjellin të afërmit një lodër.

Më pas është koha që t’i thuhet lajmin e vdekjes. Është e rëndësishme që ky lajm të ndahet me fëmijët në një mjedis të qetë, por sa më shpejt që të jetë e mundur. Përndryshe, ata do të vërejnë ndryshime në sjelljen tonë, do të dëgjojnë gjëra të thëna përgjysmë, dhe do të shohin shumë trishtim tek prindërit, pa e ditur se cili është shkaku, dhe për më tepër, ata do të ndihen sit ë veçuar në këtë situatë, dhe sikur nuk kanë rëndësi.

Uluni me ta dhe thuajini hapur:gjyshja jonë ka vdekur. Mos përdorni fjalë që i ngatërrojnë të vegjlit të tipit “Gjyshja është zhdukur”. Dhe ngushëlloni fëmijët, duke pranuar se edhe ju jeni të trishtuar. Fëmijët nuk kanë frikë t’i shohin prindërit të qajnë, me kushtin që atmosfera të jetë e qetë./Fjala.al

S.T

Të fundit

Bënë sherr me policët dhe u dëmtuan makinën, arrestohen 3 vëllezërit në Dibër

Tre shtetas kanë rënë në prangat e Policisë në Dibër, pasi kanë kundërshtuar me forcë efektivët gjatë kryerjes së...

Volvo EX90, vetura luksoze e vitit (FOTO)

Volvo EX90 u emërua vetura luksoze e vitit në çmimet prestigjioze World Car Awards, në një garë që përfshinte edhe rivalë shumë më të...

Vetmia, zgjedhja më ‘luksoze’ që bëjnë të zgjuarit

Shumë njerëz besojnë se vetmia shkaktohet nga paaftësia për t’u socializuar apo mungesa e miqve. Por rezulton se edhe kur jemi të rrethuar nga...

Gazeta britanike “Metro”/ Tirana, një zgjedhje ideale për pushime

Tirana ka tërhequr vëmendjen e gazetës britanike ‘Metro”. Muralet gjigande dhe ndërtesat e larta janë dy nga gjërat e para që gazetarja britanike citon në...

Auto Show në New York feston 125-vjetorin

Ekspozita Ndërkombëtare e Automjeteve në New York ekspozita më e vjetër e automobilave në Amerikën e Veriut, po feston 125-vjetorin e saj këtë vit. Shfaqja...

Lajme të tjera

Web TV