Soreca tregon se nga kalon rruga e Shqipërisë drejt BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka theksuar se rruga e vendit tonë në familjen evropiane kalon përmes plotësimit të kushteve.

Megjithëse BE dha dritën jeshile për hapjen e negociatave sipas Sorecës, së pari duhet miratuar reforma zgjedhore, vazhdimi i reformës në drejtësi dhe së treti krijimi i strukturave të reja të drejtësisë.

Në mënyrë që Shqipëria të ulet në këtë tryezës të përbashkët me BE për konferencën ndërqeveritare do të duhet të përmbushë: Së pari reformën zgjedhore të miratuar në mënyrë të plotë dhe linjë të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR që do të thotë transparenca e financimit të partive politike, fushatave zgjedhore etj.

Së dyti vazhdimi i reformës në drejtësi, që do të thotë funksionimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe këtu opinioni i Komisionit të Vencias do të merret parasysh.

Së treti do të jetë edhe krijimi i strukturave të specializuara antikorrupsion, flasim për SPAK dhe BKH.

Po ashtu Shqipëria do të duhet të fuqizojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke bashkëpunuar me shtet anëtarë në veçanti edhe për çështje që kanë të bëjnë me pastrimin e parave. Shqipëria do të duhet të fuqizojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke bashkëpunuar me shtet anëtarë në veçanti edhe për çështje që kanë të bëjnë me pastrimin e parave.

Duhet të vazhdojë puna për të gjitha gjërat që janë përmendur në dokumentin e këshillit, që flet për luftën kundër emigracionit të parregullt, shtetasve anëtarë që kërkojnë azil në BE.

Duhet bërë punë për ndryshimin e ligjit për rmediat. Këtu i rëndësishëm do të jetë opinioni i Komizionit të Venecias.

Puna duhet të vijojë edhe për ato elementë të tjerë që janë përmendur që vjet në shtator në dokumentin e Bundestagut gjerman.

Puna duhet të vazhdojë për çështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, për mbrojtjen e pakicave kombëtare, puna për censusin, të drejtat e pronësisë”, u shpreh Soreca në një komunikim për mediat.

Të fundit

Kush po kërkon trazira para zgjedhjeve ?

Nga ARTUR AJAZI “Në rast se, mblidhen edhe njëherë njerëz para SPAK-ut, unë do të bëj antimiting”. Këtë kërcënim e...

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore e Zakinthosit ka njoftuar se...

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Lajme të tjera

Web TV