Horoskopi, 27 mars 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Keni kaluar ditë të mbushura me tension dhe tashmë do të keni dëshirë për përgjigje dhe konfirmime. Mundohuni që të mos jeni shumë impulsiv. Ju presin ditë interesante nga pikëpamja sentimentale.

Demi

Nëse mundeni, eliminoni disa angazhime nga axhenda juaj, për të gjetur më shumë kohë për të menduar. Duhet të reflektoni mirë, pasi ka gjëra që mund ti keni bërë gabim.

Binjakët

Në këtë periudhë jeni shumë të lodhur për shkak të punës. Keni nevojë për kohë për të vlerësuar dhe njohur më mirë dashurinë, ndaj krijoni më shumë hapësirë për ndjenjat.

Gaforrja

Do të ketë një rënie energjie, kjo për shkak të angazhimeve të shumta. Hëna do të jetë në kundërshti me të lindurit e kësaj shenje, sidomos në momente tensioni.

Luani

Yjet ju mbështesin dhe ju bëjnë më të fortë. Do të keni dashurinë në anën tuaj, por edhe disa miqësi të reja dhe takime të vjetra. Por pavarësisht të gjithave, sa i takon punës jeni të pakënaqur.

Virgjëresha

Gjatë këtyre ditëve ndiheni të rënë moralisht. Por kjo situatë është më se normale, pas angazhimeve që keni patur dhe zhvillimeve të reja që kanë ndodhur.

Peshorja

Kur keni probleme, mundoheni gjithmonë që të gjeni një mënyrë për ti zgjidhur sa më parë. Vendosmëria juaj, ju lejon që të siguroni shumë avantazhe.

Akrepi

Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe do të stimulojë zgjedhje konstruktive të cilat do të realizohen si në punë, edhe në sferën sentimentale. Bëni mirë që të shmangni diskutimet në familje, pasi mund të ketë debate lidhur me paratë.

Lexo edhe :  Primaret/ Voton Berisha: PD prin në betejën e saj për liritë e të drejtat e qytetarëve

Shigjetari

Do të transmetoni energji pozitive tek njerëzit që keni pranë. Kur bëni një gjest bujarie, mos prisni shpërblim, pasi gjithçka që duhet të prisni është mirënjohje.

Bricjapi

Në dashuri, nuk duhet të tregoheni të mbyllur brenda vetes, pasi do të ketë disa mundësi të mira si dhe rikthim pasioni. Pritet të përjetoni emocione të bukura.

Ujori

Ju pret një periudhë aspak e lehtë për ndjenjat, ku nëse ka sqarime për të bërë, mund të jetë mirë që ti shtyni. Gjatë javëve të fundit keni pasur probleme fizike, por tashmë mund të ketë përmirësime dhe të ndiheni më mirë.

Peshqit

E premtja do të jetë një ditë e qetë, ku më në fund, pas një periudhe të ngarkuar me stres, do të gjeni pak qetësi. Në punë, nuk do të jetë e lehtë që të gjeni një ekuilibër të mirë, por ekziston mundësia që të merrni më shumë

Të fundit

Inflacioni në Eurozonë bie për herë të parë pas 4 muajsh, arrin në 2.4%

Inflacioni në Eurozonë ka rënë për herë të parë pas katër muajsh në 2.4%, duke forcuar shpresat e vendimmarrësve të Bankës Qendrore Europiane (BQE)...

Parashikimi i motit për sot, 4 mars 2025

Zonat e ulëta si edhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga motit i kthjellët gjatë gjithë paradites, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta...

Inteligjenca artificiale na ndihmon të interpretojmë tingujt e kafshëve

Cilido qoftë mendimi juaj për atë që përgjithësisht (dhe shpesh në mënyrë të pahijshme) quhet "inteligjencë artificiale", nuk ka dyshim se ajo po ndryshon...

Makina që drejton vetë vendos rekord botëror të shpejtësisë!

Një moment historik i ri për lëvizshmërinë autonome është arritur në Qendrën Hapësinore Kennedy: Maserati MC20 Coupé , i pajisur me një shofer AI të zhvilluar nga Universiteti Politeknik i...

Lajme të tjera

Web TV