Shantazhoi të dashurën nga Lushnja me video seksi/8 muaj për burg për shoferin-‘diplomat’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykakta e Tiranës ka dënuar me 8 muaj burg Jublisa Ziviç, i cili shantazhtoi të dashurën e tij me video intime. Ziviç prezantohej si zëvendësambasador  i Kosovës në Kroaci dhe e ka përndjekur të dashurën e tij për një kohë të gjatë duke i bërë shantazh me video intime.

Gruaja nga Lushnja ishte e martuar por ajo braktisi bashkëshortin për t’u lidhur me ‘zëvendësmabsadorin’ e Kosovës në Kroaci Jublisa Ziviç, me të cilin bashkëjetoi për gati 1 vit.

E.J, 41-vjeçe ishte njohur me Jublisa Ziviç në qytetin e Vlorës, ku të dy së bashku kishin parë një apartament që ishte nxjerrë në shitje.

E.J, punonte së bashku me motrën e saj në Lushnjë në një agjenci imobilare, ndërsa Jublisa Ziviç kishte shfaqur interes të blinte një pasuri në Vlorë dhe së bashku me E.J, kishin udhëtuar në Vlorë për të blerë pasurinë.

Pavarësisht se pasuria nuk u ble nga interesuari, mes Ziviç dhe E.J, ka lindur një histori dashurie. Jublisa Ziviç kishte dy shtetësi Kosovare dhe Kroate.

Në shtator të vitit 2018, E.J ka filluar një lidhje intime me Ziviç dhe për këtë shkak ka filluar edhe procedurat e divorcit, me bashkëshortin, nisur edhe nga joshja e rreme ku i  dashuri i ri i është prezantuar si zv/ambasador i Kosovës në Kroaci dhe ishte ish-deputet i Parlamentit të Kosovës.

Nga deklarimet e dhëna në prokurori, rezulton se ky raport ka zgjatur rreth një vit, ndërkohë që Ziviç, i kërkonte që të përfundonte procedurat e divorcit dhe të njihej me familjen e saj.

Në maj të vitit 2019, E. J, ka shkuar të jetojë me Ziviç, në Kroaci. Aty ka kuptuar se ishte mashtruar, pasi Ziviç, ishte një shofer autobusi dhe jo zv/ambasador i Kosovës në Kroaci apo ish-deputet i parlamentit të Kosovës ose kryetar i një partie të pakicës serbe në Kosovë, SNSD Kosova, siç edhe kishte pretenduar.

Lexo edhe :  Bulmet "pa letra" në dyqane! Tregtarët: I besojmë fjalës së fshatarit

Në këto kushte, E.J i ka kërkuar Ziviç të kthente paratë që i kishte dhënë për punët që kishin nisur së bashku.

Gjatë kohës që kanë bashkëjetuar, Jublisa Ziviç, ka filmuar marrëdhëniet seksuale që kryenin së bashku.

Në kohën që ajo ka vendosur të largohet, i pandehuri e ka kërcënuar se do t’i hidhte këto materiale secilit prej personave që njihte në rrjetet sociale, nëse nuk kthehej.

Kështu, ai i ka dërguar këto materiale vëllait të saj, Elban Behaj, e më pas ai e ka kërcënuar se këto video do t’ia hidhte edhe bashkëshortit dhe të birit 15 vjeçar.

Ajo ka shtuar se çdo faqe pune që ajo hap, ai i kopjon dhe vë aty emrin e vet dhe e kërcënon se do i çojë videot çdo kontakti të punës së saj.

Ziviç është përpjekur t’i shkatërrojë familjen dhe ekonominë, që të detyrohet të shkojë dhe të jetojë me të.

Pas denoncimit në polici, Jublica Ziviç është arrestuar në muajin gusht 2019 dhe prej kësaj date vijon të jetë në burg.

Në muajin shkurt gjykata e Tiranës e dënoi Ziviç me 8 muaj burgim për akuzën e “Përndjekjes”. I pyetur para gjykatës si i pandehur Jublisa Ziviç, ka pranuar akuzën dhe ka shprehur pendesë për veprimin e kryer prej tij.

Të fundit

1870 – Franca i shpall luftë Prusisë, nis përplasja Franko-Prusiane

Më 19 korrik 1870, Perandoria Franceze nën Napoleonin III i shpalli luftë Mbretërisë së Prusisë, duke nisur një nga...

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet, dhe organizmi nuk mund ta...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Lajme të tjera

Web TV