Dashuria e fortë e dy infermierëve në kohën e koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashuria duket se është në të vërtetë e vetmja vaksinë kundrejt frikës që po ushqehet dita ditës nga shpërthimi i pandemisë Covid-19.

Domenico de Padova dhe Silvia Rosati, përkatësisht 31 vjeç dhe 33 vjeç, janë infermierë dhe ushtrojnë profesionin e tyre në repartin e dializës në spitalin Lorenzo Bonomo në Andria, Puglia (Itali).

Të lidhur prej dhjetë vitesh, ata mund të ishin martuar në këtë periudhë. Por, çifti u detyrua ta shtyjë dasmën për të qenë aktivë në vijën e parë të luftës kundër virusit Covid-19.

“Në jetë kam qenë gjithmonë mbi re”-shkruan de Padova në Facebook, krahas fotos së publikuar, ku shihet duke puthur partneren e tij, teksa të dy mbajnë në trup veshje mbrojtëse. “Më pëlqen të guxoj dhe në këtë periudhë kur ne jemi të detyruar të qendrojmë larg, jemi pranë njëri-tjetrit. Sepse çdo sfidë nëse ndahet në dy, është më e lehtë”– përfundon ai.

Risjellim në vëmendje se në Itali vazhdon të jetë i madh numri i të vdekurve nga koronavirusi. Të martën u raportua nga mediat vendase për 837 viktima brenda 24 orëve, ndërkohë që janë regjistruar 4.023 raste të reja.

Fjala.al 

 

Të fundit

“The Guardian”: Ç’ndodh në Tiranë në prag të ndeshjes me Serbinë

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” i ka kushtuar vëmendje sfidës së të shtunës mes Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë....

Beteja e Midway, përplasja USA – Japoni që ndryshoi fatin e luftës në Paqësor

4–7 qershor 1942 - Lufta e Dytë Botërore  Përgatiti: Leonard Veizi Beteja e Midway, zhvilluar nga 4 deri më 7 qershor 1942, ishte një nga çastet...

Marinsat amerikanë dhe Flota Detare stërviten në Durrës, Rama publikon pamjet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fundjavën me një postim në rrjetin social Facebook, ku ndan me ndjekësit pamjet e stërvitjes së zhvilluar në...

Paralajmërim për fruthin gjatë pushimeve: Rastet po rriten

Autoritetet shëndetësore ndërkombëtare kanë dhënë alarmin për rritjen e rasteve me fruth në disa vende të Europës, duke ngritur shqetësime për sigurinë e udhëtarëve...

Trump korrigjon shkarkimet e Elon Musk dhe rikthen punonjësit në detyrë

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka nisur të rikthejë në punë një pjesë të nëpunësve të lartë që ishin detyruar ose nxitur të...

Lajme të tjera

Web TV