Horror koronavirusi: 1 në 15 vetë, mund të jetë i infektuar me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Londra është shtëpia e 1/3 së popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe sipas një studimi të ‘Imperial College London’, të paktën 1 në 15 londinezë mund të jetë i infektuar me COVID-19.

Studiuesit kanë përllogaritur që mesatarisht 2.7% e popullsisë së vendit mund të jetë infektuar me COVID-19 që prej 28 marsit. Bazuar në popullsinë e Londrës, e përbërë prej 8.9 milionë banorë, si dhe duke patur parasysh që 1/3 e rasteve të konfirmuara janë në Londër, rezulton që 600,000 londinezë mund të jenë infektuar me COVID-19.

Politika e kryeministrit Johnson për të testuar vetëm pacientët në gjendje të rëndë edhe ata më vulnerabël, si shtëpitë e pensionistëve, ka sjellë një lumë kritikash. Ajo çfarë ka nervozuar edhe më tej britanikët është se Johnson pranoi më herët se janë testuar vetëm 2,000 nga 500,000 punonjës të shërbimit shëndetësor, të cilët janë në vijë të parë të kësaj lufte.

Pavarësisht premtimeve të ministrave për të rritur numrin e testimeve progresi deri më tani ka qenë i ngadaltë. Shumë shkencëtarë bien dakort që testimi masiv është kryesor në luftën kundër përhapjes së virusit.

Kjo sepse shumë individë të infektuar shfaqin pak ose aspak simptoma dhe si rrjedhojë e përhapin tek të tjerët.

Vetë kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanhom, ka deklaruar disa herë se mesazhi më i rëndësishëm për vendet e prekura është, “testoni, testoni, testoni.

Të fundit

“Zvarritjet e numërimit, të pajustifikueshme” PS thirrje komisionerëve: Respektoni ligjin

PS i bën thirrje komisionerëve dhe numëruesve që të respektojnë ligjin dhe të vazhdojnë punën e numërimit të votave...

Ndryshon rezultati në Tiranë/ “Mundësia” e Shehajt shkon në dy mandate, ia merr PD-së

Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, teksa janë numëruar 470 qendra votimi nga 1282 në total. Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste dominon me...

Zgjedhjet, POLITICO: ‘Omerta’ e mediave në Shqipëri, pse askush nuk nxorri exit-polle?

Disa orë pasi qendrat e votimit u mbyllën në Shqipëri, mbetet e paqartë nëse Partia Socialiste në pushtet siguroi një mandat të katërt historik...

Mes etheve për rezultatet e zgjedhjeve, Rama telefonatë me Hashim Thaçin: Ishte prekëse!

Kryesocialisti Edi Rama, njofton se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë një foto nga...

Arrestimi i babait të kandidates së PSD në Fier, SPAK del me njoftim zyrtar

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal ndaj dy personave për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”. Sipas asaj...

Lajme të tjera

Web TV