COVID-19 i rrezikshëm në SHBA, mbi 12 mijë viktimat dhe mbi 383 mijë të infektuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në mbi 12 mijë, ndërsa numri i të infektuarve është në mbi 383 mijë.

Qyteti i Nju Jorkut vazhdon të jetë më i godituri, me mbi 3400 të vdekur.

Ndërkohë, u njoftua se Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të kalojë natën e dytë në pavionin e kujdesit intensiv. Mbrëmë, Presidenti Donald Trump tha dje se ka ofruar ndihmë për shërimin e kryeministrit britanik. Në konferencën për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump tha se u kishte kërkuar disa prej kompanive kryesore që “të kontaktonin menjëherë Londrën”. Sekretari i Jashtëm Dominic Raab konfirmoi se Kryeministri Johnson po mbahet me oksigjen, por se nuk e ka të nevojshme frymëmarrjen artificiale.

Sipas njoftimeve të tjera, sot për herë parë Kina nuk raportoi vdekje të reja nga koronavirusi. Po ashtu pati një rënie të rasteve të reja me COVID 19, një ditë para se qyteti i Uhanit, ku u shfaq virusi në fund të dhjetorit, përgatitet të heqë karantinën./voa

Të fundit

Zgjidhet Presidenti i ri i Greqisë

Konstantinos Tassoulas, është zgjedhur sot si Presidenti i ri i Republikës së Greqisë. Ai do të betohet në detyrë...

Rijetëzimi i sheshit “Nënë Tereza”/ Rama: Sheshit i shtohet edhe parkimi nëntokësor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin inovativ që synon të sjellë një instalim të lëvizshëm, miqësor me mjedisin dhe fleksibël për nevojat...

Këto janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çajit të mentes

Çaji me mente nuk njihet vetëm për vetitë e tij qetësuese por edhe për një sërë vlerash për organizmin tuaj. Ai është një burim ushqyesish...

Palestinezët në Shqipëri? Ja si përgjigjet Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha do të merrte në konsideratë dërgimin e palestinezëve edhe në Shqipëri. Në një konferencë për mediat...

Seanca për Veliajn, dy prokurorët saktësojnë se nuk rezulton i dënuar

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të njihet sot me masën e sigurisë, i arrestuar me urdhër të SPAK. Seanca nisi në 09:00, po...

Lajme të tjera

Web TV