“Faleminderit që shërove gjyshin tim”, mesazhe mirënjohjeje për mjekët e Infektivit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shumë ditësh intensive në Spitalin Infektiv ku shihje ambulanca që sillnin njerëz të cilët dyshoheshin për Covid-19, duket se sot ka rënë një qetsi. Këtë mesditë Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 6 raste të reja, një shifër kjo e ulët nga ditët e mëparshme.

Në gardhin rrethues të Spitalit infektiv që tregon ndalimin e personave jo të autorizuar, është varur një banderolë e re. Në një çarçafë të bardhë  janë varur disa mesazhe falenderuese ndaj stafit mjekësor.

‘“Të falenderoj nga zemra që shërove gjyshin tim…”, thuhet në një nga mesazhet e vendosura në banderolë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Të fundit

10 gjëra rreth Tokës që, – ndoshta,  nuk i dinit

A është e vërtetë që ditët po bëhen më të gjata? Si ishte niveli i detit miliona vjet më...

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, duke kompensuar për të...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Lajme të tjera

Web TV