Tre simptomat më të rralla të Covid-19, që nuk duhet t’i injoroni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Simptomat më të shpeshta të koronavirusit, Covid-19, janë temperatura e lartë dhe kollitja e vazhdueshme, por ekzistojnë edhe simptoma më të rralla të kësaj sëmundjeje, të cilat nuk duhet t’i injoroni.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një në gjashtë të infektuar me Covid-19 mund të ketë simptoma më serioze dhe më të rënda, disa persona shfaqin simptoma të lehta, disa nuk shfaqin fare shenja duke e bërë edhe më të vështirë identifikimin e tyre.

Një nga simptomat më të rralla, të cilat mund të tregojë se jeni i infektuar me Covid-19 është dhimbja e kokës. Një studim i pubikuar në revistën shkencore Lancet, ka vërtetuar se dhimbja e kokës është një simptomë të cilën e kishin përjetuar 8% e pacientëve të infektuar në Wuhan.

Një simptomë tjetër, të cilës duhet t’i kushtoni rëndësi është edhe marramendja. Sipas Cleveland Clinic, nëse vëreni marramendje të vazhdueshme atëherë duhet të kryeni testin e nevojshme, për të parë nëse jeni i infektuar apo jo.

Simptoma tjetër e rrallë është edhe dobësimi i shqisës së nuhatjes. Në bazë të studimeve, shumë persona të infektuar me koronavirus në Kinë dhe Itali, kanë raportuar se kanë humbur shqisën e nuhatjes. Në këtë studim është vërtetuar se 18% e rasteve të infektuara kanë raportuar edhe humbje të shqisës së shijes. /Dailystar

Të fundit

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të...

Beteja e Ankarasë: Përplasja e Perandorive dhe fati i ardhshëm i osmanëve

20 Korrik 1402 Më 20 korrik të vitit 1402, në fushën e Çubukut pranë Ankarasë, koha ndali frymëmarrjen. Aty, në tokën e thatë të Anadollit,...

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

Lajme të tjera

Web TV