Studim tronditës/ Në botë janë zbuluar vetëm 6% e të infektuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i kryer nga një universitet gjerman, ka arritur në përfundmin se rastet e diagnostikuara me koronavirus, përbëjnë vetëm 6% të rasteve të përgjithshme në botë.Numri i vërtetë i të infektuarve globalisht mund të ketë arritur tashmë dhjetëra miliona njerëz.

Sipas këtij studimi: numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi ka të ngjarë të jetë në mënyrë drastike më i lartë se shifrat e publikuara zyrtarisht nga autoritetet shëndetësore në të gjithë botën.

Christian Bommer dhe Sebastian Vollmer nga Universiteti Göttingen në Gjermani qendrore analizuan të dhënat nga një studim i fundit i botuar në revistën mujore The Lancet Infectious Diseases.

“Këto rezultate nënkuptojnë që qeveritë dhe politikë-bërësit duhet të bëjnë kujdes ekstrem kur interpretojnë numrat e çështjeve për qëllime planifikimi,” tha Vollmer, një profesor i Ekonomisë së Zhvillimit në universitet.

“Dallime të tilla ekstreme në sasinë dhe cilësinë e provave të kryera në vende të ndryshme do të thotë që regjistrimet zyrtare të çështjeve janë kryesisht jofinitive dhe nuk japin informacion të dobishëm,” tha ai.

‘Dhjetra miliona’

Bommer dhe Vollmer vlerësuan se më 31 mars 2020, Gjermania ka të ngjarë të ketë patur 460,000 të infektuar. Bazuar në të njëjtën metodë, ata llogaritën se në SH.B.A. ndoshta ka më shumë se 10 milion, Spanjë më shumë se 5 milion, Itali rreth 3 milion dhe në Mbretërinë e Bashkuar rreth 2 milion të infektuar me koronavirus.

Në të njëjtën ditë, Universiteti Johns Hopkins po raportonte rreth 900,000 raste të diagnostikuara dhe të konfirmuara zyrtarisht në të gjithë botën.

“Ndërsa të dhënat e Johns Hopkins raportojnë më pak se një milion raste të konfirmuara globalisht në momentin kur është shkruar kjo korrespodencë, ne vlerësojmë se numri i i të infektuarve është disa dhjetëra miliona”, thuhet në studim.

Lexo edhe :  Rama ndan pamje mahnitëse nga Pogradeci/Me ëmbëlsinë e freskët, ju uroj një javë të mbarë

Sipas autorëve, testimi i papërshtatshëm dhe i vonuar mund të jetë arsyeja pse disa vende evropiane, përfshirë Italinë dhe Spanjën, po përjetojnë shkallë shumë më të larta të viktimave (në krahasim me rastet e konfirmuara) sesa Gjermania.

Ata vlerësojnë se Gjermania ka identifikuar rreth 15.6% të të gjitha rasteve të saj, krahasuar me vetëm 3.5% në Itali ose 1.7% në Spanjë. Shkalla e zbulimit mendohej të ishte edhe më e ulët në SH.B.A. (1.6%) dhe në Mbretërinë e Bashkuar (1.2%).

‘Vetëm çështje kohe’

Studiuesit kërkuan përmirësime të mëdha në aftësinë e vendeve për të zbuluar infeksione të reja dhe më pas të miratojnë masa për izolimin e pacientëve të infektuar dhe gjurmimin e personave që kanë pasur kontakte me këta pacientë.

Nëse vendet nuk arrijnë ta bëjnë këtë, “virusi mund të mbetet përsëri i pazbuluar për një periudhë të zgjatur kohe dhe një shpërthim i ri ka të ngjarë të ndodhë sërish, do të jetë vetëm çështje kohe”, paralajmëruan studiuesit./Dw Përktheu:Fjala.al

Të fundit

Tragjedi në Vlorë/ Një grua gjendet e pa jetë, policia nis hetimet

Një shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete në ambientet e një apartamenti në zonën e Ujit të...

‘Jetoj në frikë çdo ditë’/ Shakira trondit me rrëfimin, ja çfarë e tremb këngëtaren…

Shakira, e cila aktualisht është në turne në SHBA, foli për përvojat e saj personale si emigrante në vend. Këngëtarja u zhvendos nga Kolumbia në...

Manastirliu prezanton programin që do të ndjekin nxënësit në Shkollat Verore

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, në një publikim në rrjetet sociale, bëri me dije programin e shkollës verore 2025, që nis zbatimin...

Ndërprerja e internetit, a është bota e sigurt?

nga Leonard Veizi Një hije u shtri papritmas mbi botën dixhitale.Një heshtje e pazakontë pushtoi ekranet, aplikacionet, platformat që përdorim çdo ditë, që i marrim...

Në kërkim për tentativë vrasjeje/ 25-vjeçari arrestohet dhe ekstradohet nga Spanja

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në vijim të operacionit...

Lajme të tjera

Web TV