“Mendova se do të vdisja”, Babai i Rihannës infektohet me koronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babai i Rihannës, Ronald Fenty ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Megjithëse është rikuperuar nga COVID-19 simptomat e virusit frikësuan edhe vajzën e tij, e cila i dërgoi një ventilator në shtëpinë e tij dhe e kontrollonte çdo ditë.

Ronald tregoi sesi ylli i popit, emri i vërtetë i së cilës është Robyn Fenty, u kujdes për të gjatë periudhës që ai ishte sëmurë. “Vajza ime Robyn më kontrollonte çdo ditë,”– tha 66-vjeçari, i cili po izolohet në shtëpinë e tij në Barbados.

Ndërsa shtoi: “Mendova se do të vdisja për të qenë i sinqertë. Dua të them, të dua shumë Robyn. Ajo bëri shumë për mua. E vlerësoj gjithçka që ka bërë.”

Ronald, u shpall i shëndetshëm pasi kaloi 14 ditë në Paragon Isolation Center. Ai theksoi se RiRi i dha atij më shumë sesa duhej bërë, përfshirë dhënien e një ventilatori që për fat të mirë nuk e përdori.

Kisha temperaturë të lartë. Kisha frikë për më të keqen. Mendova se do të vdisja,”- u shpreh Ronald. Përpos faktit që ka qenë e angazhuar për të kujdesur për babain e saj, Rihanna ka qenë e zënë me bamirësitë gjatë kësaj periudhe të vështirë./The Sun

Të fundit

Rihanna surprizon në Met Gala, këngëtarja është shtatzënë për herë të tretë

Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të tretë me partnerin A$AP Rocky. Lajmi u konfirmua nga fotografi...

Rrëzohet një tjetër avion në SHBA, humbin jetën personat në bord

Një aeroplan i vogël u rrëzua në një lagje të Simi Valley, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord dhe duke...

3 shenjat e horoskopit që do të shohin përmirësim me paratë e tyre gjatë muajit Maj

Ndikimi i planetëve, veçanërisht i Jupiterit, krijon kushtet e duhura për t’u shfaqur mundësi të reja dhe për të lulëzuar planet e shtyra. Ndikimet astrologjike...

Dronët ukrainas sulmojnë Moskën përpara paradës së madhe ushtarake

Dronët ukrainas sulmuan Moskën për të dytën natë radhazi, ndërsa kryeqyteti rus po përgatitet për paradën ushtarake vjetore të Ditës së Fitores, ku pritet...

Lapaj denoncoi kërcënimin e kandidates për deputete, policia: Pistoleta ka qenë lodër!

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili është denoncuar ditën e sotme nga kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj,...

Lajme të tjera

Web TV