Paga e luftës/ Nga mobilieritë, te serviset dhe lavazhet, kategoritë e bizneseve përfituese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një numër biznesesh që nuk janë mbyllur me urdhër, por de facto për shkak të karantinës dhe mungesës së lëvizjes janë faktikisht pa të ardhura, do të mbështeten nga qeveria.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se objekti i paketës së zgjeruar do të jenë bizneset e vogla si mobilieri të vogla, rrobaqepësi të vogla, servise makinash, fizioterapi, lavazhe të licencuara, agjenci turistike, hidraulikë, elektricistë, të gjithë taksixhinjtë, punonjës të linjave urbane apo ndërurbane.

Rama deklaroi sot në një intervistë televizive se, “në paketën e zgjeruar ne do të adresojmë të gjithë bizneset e vogla që nuk janë mbyllur, por që nuk kanë funksionuar pothuajse fare. Sepse ne nuk kemi thënë që të mbyllen serviset e makinave, por në momentin që nuk ka pasur makina është e mirëkuptueshme. Ne nuk kemi thënë që të mbyllen kancelaritë, por kancelaritë kanë funksionuar për studentët. Në momentin që studentët kanë qenë të gjithë nëpër shtëpia është e kuptueshme. Apo fizioterapia, apo agjencitë turistike po ashtu. Pra të gjithë këta janë një”.

Së dyti, Rama renditi, “individët që jetojnë me qira, pra jetojnë me të ardhura nga qiraja si e ardhur e vetme, që s’kanë të ardhura dytësore, janë dy për të cilët ne po punojmë. I kemi lënë edhe pak ditë se duam që të deklarohen. Sepse kemi ato që janë deklaruar, por një pjesë e këtyre nuk kanë deklaruar veten e tyre, por ia kanë lënë dikujt tjetër, ia kanë lënë një biznesi, ia kanë lënë në dorë të dytë qiranë e tyre”.

Së treti, theksoi Rama, “punonjësit e goditur të gjithë biznesit mbi 14 milionë”.

Dhe së katërti, shtoi kreu i qeverisë, “sektorët më të prekur. Sigurisht turizmi është i pari, por nuk po i rendis kush është më shumë dhe kush më pak. Industria fason është shumë e prekur, sepse punon me kontrata, kanë shumë anulime kontratash, mbajnë shumë njerëz në punë, janë shumë të prekur. Dhe bizneset prodhuese. Fabrika që prodhojnë. Për këta do të bëjmë një paketë të veçantë”.

Lexo edhe :  Nis shpërndarja e aboneve falas për pensionistët! Ja si mund të përfitoni

Rama theksoi se, “ata që kanë vendin e punës dhe nuk shkojnë në punë janë tjetër kategori. Ne po flasim për ata që janë gati të shkojnë në punë dhe nuk e kanë vendin e punës. Ata që e kanë vendin e punës dhe nuk shkojnë në punë janë një kategori tjetër. Kështu që këtu ka shumë larmi në fizionominë e profileve të të gjithë këtij grupi shumë të madh njerëzish, por ne jemi shumë të vendosur që gjithë këtë grup njerëzish ta konsiderojmë me sensin e përgjegjësisë sonë, sepse janë njerëz, të cilët nuk shkojnë në punë sepse nuk e kanë të mundur për shkak të luftës, jo se nuk duan të punojnë. Kjo është shumë e rëndësishme”.

I pyetur nëse bonusi do të jetë në vlerë më i vogël, Rama tha se, “këtë nuk e dimë do të shikojmë në bazë të numrave, por dimë që do të japim për të gjithë një bonus lufte për të përballuar periudhën nga këto ditë që flasim deri në fund të majit. Pastaj në fund të majit do të shohim situatën, do të shikojmë gjërat dhe do të marrim vendimet e reja. Unë besoj që maji do të jetë një muaj ku do të shtrëngohen shumë fort masat për shkelësit. Do të kalojmë në parlament ndryshimet në Kodin Penal. Do të shkojmë në ekstrem sa i përket ndëshkimeve për periudhën e epidemisë kuptohet, se nuk janë masa që shkojnë përtej një periudhe epidemie. Pse e bëjmë këtë? Për të dhënë një mesazh shumë të qartë që do hapemi por nuk do luajmë. E keqja nuk iku, e keqja kaloi si kërcënim i madh, por nuk iku dhe mund të na kthehet në çdo moment nëse ne luajmë”./Ata

Të fundit

Ja si do të jetë moti në këtë fund dhjetori, dhe si pritet të nisë 2025

Nga dita e hënë deri ditën e enjte moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta...

Mjekët paralajmërojnë për meningjitin, ja kur duhet të vaksinohen fëmijët

Edhe pse Shqipëria nuk e ka në kalendarin e detyrueshëm vaksinën ndaj meningitit, prindërit u kërkojnë mjekëve pediatër nëpër qendra shëndetësore informacion ku mund...

Ilir Meta prej dy muajsh në burg, deputetët e PL-së ‘e djegin’ në festën e fundvitit

Anëtarët e Partisë së Lirisë imitojnë aleatet e tyre te PD-se, duke kënduar dhe kërcyer për festat e fundvitit, duke i thurur lavde kryetarit...

Drejtori i Policisë Proda mesazh nga Kakavija për shërbimet kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ju ka kërkuar nga Kakavija të gjitha shërbimeve të Policisë Kufitare angazhim maksimal...

Manchester City thyen “mallkimin” dhe triumfon pastër në transfertën e Leicester

Manchester City është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa mundi 0-2 Leicester. Golat për kampionët e Anglisë u realizuan nga Savinho dhe Haaland, përkatësisht...

Lajme të tjera

Web TV