Nga Delaram J.Taghipour “ABC News”
Kanë kaluar vetëm 101 ditë, që kur një grup rastesh me pneumoni në Vuhan të Kinës, u raportuan në Organizatën Botërore të Shëndetit, dhe tashmë të kuptuarit tonë mbi pandeminë vdekjeprurëse COVID-19, duket i jashtëzakonshëm.
Por edhe pse tashmë janë mbi 1.6 milion njerëz të infektuar në të gjithë botën, mbetet ende e paqartë e paqartë nëse shërimi nga koronavirusi do t’i bëjë pacientët imunë ndaj virusit, në mënyrë që të mos preken më prej tij. Të kuptuarit nëse njerëzit që kanë qenë të infektuar dhe janë shëruar, kanë imunitet ndaj virusit është thelbësor, kjo pasi ekspertët mendojnë se kjo mund të ndihmojë që ekonomitë të rifillojnë të funksionojnë, duke bërë të mundur që disa njerëz të rikthehen të sigurt në punë.
Kur trupi është i ekspozuar ndaj një virusi, sistemi imunitar fillon të kundërpërgjigjet. Qelizat e bardha
të gjakut, antitrupat dhe funksionet e tjera përgjegjëse, bashkeveprojnë për të luftuar virusin. Kjo luftë, e përgatit zakonisht trupin për t’iu kundërpërgjigjur të njëjtit virus më vonë.
“COVID-19 është shfaqur së fundmi. Nedimë shumë pak nëse tejkalimi i infeksioni fillestar, e mëson sistemin tonë imunitar, se si të mbrohet ndaj një infeksioni që mund të përsëritet”- thotë Meri Xhenings, mjeke dhe eksperte e vaksinave për “International Açess Vaçine”.
Një studim i vogël në rrethinat e qytetit kinez të Shangait, që nuk e kaloi procesin tradicional të rishikimit nga hmologët, vrojtoi mostrat e gjakut të 175 pacientë me simptoma të lehta që ishin shëruar nga COVID-19. Gati një e treta e tyre treguan nivele të ulëta të antitrupave, dhe në disa pacientë ato nuk mund të identifikoheshin fare.
Në mostrat e gjakut, u vërejt se tek pacientët e moshuar kishte një përqendrim më të lartë të antitrupave, sesa tek pacientët më të rinj. Studimi ngriti shqetësimin në komunitetin shkencor, se mungesa e prodhimit të antitrupave të vërejtur tek këta pacientë në Kinë, mund të nënkuptojë një mungesë imuniteti.
“Nivelet e larta të antitrupave, shkojnë paralelisht me nivelet e larta të mbrojtjes ndaj një patogjeni të identifikuar, por nuk ka rregulla mbi antitrupat që duhet të ndjekë një sëmundje”- thekson Xhenings.
Por a mundet që dikush të krijojë imunitet, që ta mbrojë për të mos u riinfketuar? Ekspertët thonë se po. Nivelet e antitrupave, mund të jetë “basti” ynë më i mirë për momentin, edhe nëse ato nuk garantojnë imunitet.
Gjatë konferencës për mediat ditën e enjte në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump tha se përsa kohë është jopraktike që të testohet e gjithë popullsia përpara se vendi të heqë kufizimet, kjo do të ishte “një gjë e bukur për t`u bërë”.
“Nëse testi i antitrupave mund të na tregojë nëse një person është apo jo imun, dhe nëse një person mund të infektojë të tjerët, ai mund të jetë një mjet i dobishëm. Logjistika e bërjes së testeve në masë të gjërë dhe në mënyrë të drejtë është e perhapur, dhe ne nuk duhet t’i varim shpresat tona në një strategji të vetme”- mendon Xhenings.
Raportet e reja, shtojnë një shqetësim tjetër: potencialin për t’u riinfektuar. Ka pasur raporte mbi pacientëve që në fillim kanë rezultuar negativë për COVID-19, dhe më vonë kanë dalë pozitivë. Kjo i ka vënë në dilemë studiuesit.? Apo mund të ndodhë që infeksioni fillestar, të “riaktivizohet” tek disa njerëz?
Ndërkohë, po ngrihet shqetësimi se testet po futen shumë shpejt në treg, përpara se të vlerësohet plotësisht ndjeshmëria dhe specifiteti i tyre. Njerëzit mund të mendojnë se kanë rezultuar pozitiv në testin e bërë, por mund të jetë një pozitivet i rremë, pra tregon që infeksioni është aty kur në fakt ai nuk është. Tani për tani, ne nuk kemi një panoramë të qartë të kësaj çështje.
Edhe pse shkencëtarët, po studiojnë ende imunitetin e njerëzve që janë shëruar nga COVID-19, provat e deritanishme tregojnë se fakti që keni qenë të infektuar, nuk është garanci se nuk do të sëmureni sërish. Një shpjegim i mundshëm për këtë, mund të jetë se virusi nuk lë gjurmë të mjaftueshme për t’u regjistruar në memorien e qelizave të sistemit imunitar të trupit:qelizat e bardha të gjakut, të quajtura qelizat B, dhe qelizat T.
Periudha e shkurtër e inkubacionit është mesatarisht 4 ditë, çka do të thotë që infeksioni mund të mos jetë aq i fortë sa të çojë në zhvillimin e qelizave B të kujtesës, apo qelizat e imunitetit T, që mbrojnë nga infeksioni i ardhshëm. Por mund të ketë imunitet të pjesshëm ose të dobët, edhe me një përgjigje në dukje të ulëta.
Xhenings nënvizon nevojën urgjente për të zhvilluar trajtime ose vaksina efektive kundër infeksionit SARS-CoV-2, por thekson se është e rëndësishme që të mos nxitohemi në nxjerrjen e një vaksine, dhe
të mos anashkalohen masat jetike të sigurisë.
Vaksinat mbështeten gjithashtu në prodhimin e antitrupave nga trupi. Nëse zhvillohet një vaksinë e suksesshme, virusi mund të pësojë një mutacion, çka mund ta bëjë vaksinën joefektive vitin e ardhshëm. Kjo ndodh me vaksinën e gripit, por koronaviruset zakonisht ndryshojnë me një ritëm më të ngadaltë.
Me avancimin e njohurive tek komuniteti shkencor mbi çështjen e imunitetit, ekspertët paralajmërojnë që të gjithë, përfshirë njerëzit që tashmë janë shëruar nga COVID-19, që të vazhdojnë të ndjekin rekomandimet Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për të shmangur prekjen nga COVID-19.
S.T