Në kohën e koronavirusit, trafikantët fshehën kokainën në kutitë e maskave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kohën e koronavirusit, trafikantët fshehën kokainën në kutitë e maskave

Edhe në kohë koronavirusi trafikantët e drogës nuk e ndalin aktivitetin e tyre. Përkundrazi ata gjejnë zgjidhje të zgjuara për të fshehur drogën e tyre.

Nga mediat e huaja mësohet se 14 kilogramë kokainë janë kapur në Britaninë e Madhe. Raportohet se droga e cila në treg kap vlerën prej 1 milion paund, u gjet e ndarë në 15 pako brenda një furgoni që drejtohej nga shofer polak, i cili po tenonte të hynte në Angli përmes tunelit të quajtur “Channel” që lidh Britaninë e Madhe me Francën. Droga ishte fshehur në furgon brenda disa pakove me maska, këto të fundit përdoren për t’u mbojtur nga COVID-19. Policia ka arrestuar shoferin 34-vjeçar.

Darren Herbert, menaxheri i operacioneve të Agjencisë Kombëtare të Krimit për portin e Dover u shpreh: “Ky konfiskim është dëshmi e mëtejshme e mënyrës se si rrjetet kriminale po përpiqen të shfrytëzojnë shpërthimin e koronavirusit për qëllimet e tyre. Ne po hetojmë se kush qëndron prapa kësaj përpjekje trafiku, por çka është e qartë është se ata kanë marrë një goditje të konsiderueshme…Kjo ngarkesë mund të kishte siguruar atyre më shumë se 1 milion paund”.

Po kështu autoritetet po verifikojnë edhe maskat  që u gjetën në furgon, për të parë nëse janë të skaduara apo jo.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV