Debati: A po na mbrojnë vaksinat që kemi bërë që fëmijë kundër Covid-19?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët po synojnë të zbulojnë, nëse vaksinat që kemi bërë tashmë, sidomos gjatë fëmijërisë, mund të na ofrojnë mbrojtje kundër Covid-19. Në pamje të parë, ideja duket e pakuptimtë. Vaksinat janë krijuar për të goditur një virus apo bakter të caktuar.

Por vaksinat e prodhuara duke përdorur lëndë të baktereve apo viruseve të ndryshme, duket se ndihmojnë në mbrojtjen natyrore të trupit tonë, që njihet gjerësisht si sistemi imunitar, duke luftuar ndërkohë edhe sëmundje të tjera. S’ka ende prova se vaksina të tilla, mund të forcojnë aq shumë sistemin tonë imunitar, për t’i rezistuar si duhet koronavirusit të ri.

Por, në kushtet kur një vaksinë Covid-19, pritet të jetë gati për 12-18 muaj, disa studiues thonë se është koha të testohet vaksina e tuberkulozit për efekte të mundshme mbi Covid-19. Dr.Mihai Netea që punon në Qendrën Mjekësore të Universitetit Radboud në Hollandë, thotë se vaksina e TBC funksionon, ajo mund të jetë një mjet shumë i rëndësishëm për të kapërcyer këtë periudhë të rrezikshme, derisa të kemi në dispozicion një vaksinë kundër Covid-19.

Organizata Botërore e Shëndetit, është shprehur prerë kundër përdorimit të vaksinës së tuberkulozit kundër koronavirusit të ri, derisa studimet të vërtetojnë se ajo është efektive. Ekipi i Netea është duke kryer një studim të tillë që përfshin pothuajse 1.500 punonjës të kujdesit shëndetësor holandez. Një studim i ngjashëm, po zhvillohet me 4.000 punonjës të spitaleve në Australi, ndërsa hulumtime të ngjashme janë planifikuar në vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Një mundësi tjetër, është vaksina e përdorur deri tani kundër sëmundjes së poliomielitit, e përbërë nga viruse polio të gjalla por të dobësuara.

Lexo edhe :  Zemra e të rinjve e rrezikuar, kontrollet që duhen para çdo aktiviteti fizik

Rrjeti Global i Viruseve në Baltimorë të SHBA-së, po synon të nisë studimet mbi vaksinën, e cila merret nëpërmjet gojës me pika. Por vaksina të tilla janë të rrezikshme, për njerëzit që kanë një sistem imunitar të dobësuar. Denisa Faustman, shefe e imunobiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Massaçusetsit në SHBA, thotë se ato mund të përdoren kundër Covid-19 vetëm pas studimeve të thelluara. Vite më parë, shkencëtarët nisën të vërenin se njerëzit e vaksinuar për sëmundje të ndryshme, kishin një imunitet të përmirësuar ndaj sëmundjeve të tjera. Për shembull, vaksina kundër tuberkulozit, u bëhet kryesisht foshnjave në vendet në zhvillim. Dhe disa studime, kanë sugjeruar se foshnjat e vaksinuara kanë norma më të larta të mbijetesës, dhe rezistojnë më shumë ndaj infeksioneve të mushkërive. Në vitin 2018, ekipi i Netea publikoi një studim më të drejtpërdrejtë. Ai tregoi se vaksina kundër tuberkulozit, e rrit imunitetin e trupit në përgjithësi. Ndërkohë një raport i studiuesve në ish-Bashkimin Sovjetik, zbuloi se rastet me grip ranë ndjeshëm pas vaksinimit të popullatës me vaksinën e poliomielitit në vitet 1970. Në vitin 2015, studiuesit danezë zbuluan rezultate të ngjashme me vaksinat kundër poliomielitit. Synimi i një vaksine është të përgatisë trupin, për të njohur një kërcënim shëndetësor të caktuar. Dhe vaksina kundër tuberkoulozit ndikon në qelizat immune, në mënyrë që ato mund të largojnë më lehtë mikrobet në përgjithësi.

Të fundit

“Mirë se erdhe Princ Uzuni”, futbollisti i kombëtares bëhet baba për herë të parë

Myrto Uzuni, është bërë baba për herë të parë. Ai ka ndarë me ndjekësit lajmin përmes një postimi në...

“Ferri” në New Jersey! Shkatërrohen bizneset digjen mijëra hektarë, evakuohen tre zona

Një zjarr i madh shpërtheu të martën, më 22 prill, në zonën e menaxhimit të kafshëve të egra Greenwood Forest, në Ocean County, New...

Rama tregon në Berat planin që ka për promovimin e verës shqiptare

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim elektoral sot në Berat. Ai deklaroi se pas anëtarësimit në BE, Shqipëria do marrë 300 milion Euro vetëm për...

Rama batuta me demokratin: “Ti thua që e solli koha, por varet kush e menaxhon kohën”

Kryeministri Edi Rama ka diskutuar me një mbështetës demokrat mbi zhvillimet në bujqësi gjatë një fjalimi. Rama theksoi se bujqësia ka ecur përpara, me demokratin...

Moda digjitale dhe “AI influencers”, po zëvendësohen njerëzit?

Në një kohë kur teknologjia po avancon me hapa të shpejtë, edhe bota e modës dhe influencimit po përjeton një transformim të rrallë: hyrjen...

Lajme të tjera

Web TV