Plas te 313-a/Berisha nxjerr pamjet nga burgu: Hiqe, hiqe!-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë pamje nga burgu 313 siç pretendon ai ku të burgosurit thërrasin në kor: Rama ik! Berisha e shoqëron videon vetëm një fjali: “Protestë në burgun 313” por pa sqaruar se çfarë po ndodh konkretisht dhe se për çfarë po protestohet, në një kohë që vendi gjendet në një situatë të vështirë përballë koronavirusit.

Ndërkaq në sfond dëgjohen thirrjet: Hiqe, hiqe, Rama ik, një slogan ky i prodhuar nga opozita përgjatë protestave të shumta të kryera ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Nga ana tjetër, po në burgun 313 ditën e sotme një i burgosur ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

I burgosuri është një shtetas italian, i cili është arrestuar për trafik narkotikësh, ndërsa nuk dihet  si është infektuar i burgosuri me koronavirus apo nëse ka pasur kontakte me të tjerë të burgosur.

Me sa duket kjo ka sjellë edhe protestën e ditës së sotme në burgun 313, ku të burgosurit me gjasë i tremben një vale infektimi në qelitë e tyre.

Të fundit

Qëndrimi për Gazën: Papa Françesku na dha udhëheqje morale në kohë amorale

Me shprehjen e tij të çiltër për fyerjet e Izraelit, Papa i ndjerë tregoi hipokrizinë e mediave dhe politikanëve Owen...

Ankohet PS: Emigrantëve nuk u ka mbërritur zarfi

Procesi i votimit nga jashtë vendit po shoqërohet me ankesa, pengesa logjistike dhe shkelje të hapura të ligjit zgjedhor. Ndërkohë që ende në disa...

Horoskopi i datës 25 prill 2025, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Njerëz tuaj të dashur do të kenë nevojë për ju sot. Tregojuni dashuri dhe butësi. Ambienti i punës duket shumë i tensionuar, bëni kujdes...

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në botë që ka krijuar vetë...

Lajme të tjera

Web TV