“Priste koka në Siri”, arrestohet një nga terroristët më të rrezikshëm në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është arrestuar në Spanjë, një nga terroristët më të kërkuar në Evropë, Abdel Majed Abdel Bary, nga Maida Vale.

Policia spanjolle ka arrestuar ish-reperin britanik të kthyer në ekstremist të Shtetit Islamik, Abdel Majed Abdel Bary, një më të kërkuarit në Evropë, në një operacion kundër terrorizmit të martën.

Burime britanike dhe të tjerë konfirmuan identitetin e tij disa orë pasi agjensia kombëtare e policisë në Madrid tha se kishte arrestuar një shtetas egjiptian dhe dy burra të tjerë në një banesë në qytetin jugor spanjoll të Almerias.

Me origjinë nga Maida Vale e Londrës, Baryt iu mohua e drejta e shtetësisë britanike, për shkak të lidhjeve me qarqe radikale islamike terroriste. Dikur quhej një prej figurave më të rëndësishme të ISIS, ndërsa kishte kohë që ishte zhdukur nga “skena”. Një burim ka thënë se ai u prangos menjëherë pasi ka hyrë nga Algjeria në Spanjë, pork jo mbetet të konfirmohet.

Policia spanjolle ka thënë se ka parë në një banesë tre burra të maskuar, ndërsa mes tyre ishte edhe një nga terroristët më të kërkuar në Europë. Abdel Majed Abdel Bary, 29 vjeç, është djali i Adel Abdel Bary, që është dënuar për vendosje të bombave në ambasadën amerikane në Kenia e në Tanzani, ku janë vrarë 213 njerëz.

Terroristi i arrestuar ndonjëherë postonte video me një kokë të prerë, kurse kërcënonte Perëndimin me ata pamje. Kishte dyshime se ai mund të ishte John Xhihadisti. Por John Xhihadisti doli më vonë se është Muhamed Emuazi. Abdel Bary e njihte Emuazin, por nuk mendohet se ka bashkëpunuar me ta ndonjëherë në Siri.

Lexo edhe :  Florida goditet nga stuhia, vendi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Abdel Bary u zhduk me vite të tëra dhe dha idenë se mund të jetë vrarë në Siri apo në konflikte, duke qenë se edhe ISIS më 2015 thuajse përfundoi së funksionuari. Policia turke kishte dhënë informacion se nuk kishte më dijeni për këtë terrorist të kërkuar. Kishte dyshime se ai kishte përdorur rrugën e atëhershme shumë aktive të migrantëve për të kontrabanduar veten për në Evropën qendrore përmes Greqisë.

Abdel Bary mendohet se kishte një të dashur spanjolle, që mund ta ketë njohur në internet në vitin 2017. Mendohet se ai ka përdorur internet që nga viti 2017, duke mbajtur gjithmonë një profil të ulët. E vecanta e Bary është se ai madje në Londër kishte performuar edhe si reper. Gjatë një karriere të shkurtër si reper në Londër ai njihej si Lyricist Jinn dhe L Jinny, dhe ai performoi me një grup të quajtur Trekëndëshi i Zi.

Pasi u zhyt në lidhjet me terroristët, ai “denoncoi” shoqërinë e tij dhe u shkëput nga ata. Ai la familjen e tij dhe pesë motrat e tij për të shkuar në kështjellën e Isis të Raqqa në korrik 2013. Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme në Spanjë tha se ai, tashmë i arrestuar, ka thënë se nuk ka asgjë për të deklaruar për policinë spanjolle.

Të fundit

Interpreton Orin në Portokalli, aktorja habit me deklaratën: Më mori në telefon dhe…

Odisela Balla, aktorja e njohur e Portokallisë, ka qenë një ndër të ftuarat speciale programit “S’e Luan Topi”. Odisela ka...

“Absurditet”/ Rama kërkon nga Athina shfuqizimin e ‘ligjit të luftës’ me Greqinë

Kryeministri Edi Rama nga Athina ka kërkuar shfuqizimin e ligjit të luftës, që siç u shpreh kreu i qeverisë është një absurditet që duhet...

Rama mesazh Mitsotakis: Të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë!

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët shqiptarë në Athinë. Rama...

“Shite shoqen për këtë lojë o i pafytyrë”/ Romeo ‘ia plas në sy’ Gracianos

Në shtëpinë e Big Brother Vip debatet nuk kanë të të ndalur. Shtëpia më e famshme në Shqipëri mbrëmjen e djeshme pas prime-t ka...

“Ameni sot 6-muajsh”/ Bes Kallaku publikon foton e rrallë me të birin

Djali i Xhensila Myrtezajit dhe Bes Kallakut, Amen, ka bërë dje 6 muajsh. Pas postimeve të shumta dhe urimevë të Xhensilës edhe Bes Kallaku...

Lajme të tjera

Web TV