Dy gisht m***** për Ermalin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Anta Muçaku

Nuk kisha ndërmend të shkruaja e as të zija një faqe nga hapësira e vyer e informimit, me një lajm dezinformues e aspak edukativ por tanimë “lajmi” ka marrë dhenë.

Sikur mos mjaftonte thirrja e parë për të mos lexuar romane, Ermal Mamaqi nguli këmbë (si mushka) sërish sot përmes një video-mesazhi për emisionin e Rudina Magjistarit.

Ermali jo vetëm që s’kishte ndryshuar mendje por e përsëriti thirrjen e tij duke e shtrirë edhe te arti: “Nuk është momenti për të lexuar romane, për të dëgjuar opera e për balet klasik”, tha me sytë nga kamera e telefonit dhe me duart mbi timonin e makinës, kushedi, rrugës duke shkuar për te vila e tij në Rolling Hills!

Unë nuk kam parë më “show humoristik” që nga koha e lavdishme e aktorëve të estradës, në netët e ndërrimit të viteve në RTSH dhe e kam të vështirë ta quaj Ermalin aktor por këtë titull tanimë atij ia ka dhënë publiku dhe ata njerëz të cilët e ndjekin e që për hir të së vërtetës janë shumë.

Janë mbi 1.2 milionë shqiptarë që e ndjekin këtë njeri i cili tri ditë më parë u dha “recetën” ndjekësve të tij për ta kaluar sa më mirë këtë situatë: të lexojnë libra “si të bëhesh i pasur!”

Në një kohë kur të gjithë po ngrenë alarmin për ekonominë, kur qindra njerëz kanë humbur punët, kur të tjerë nuk dinë në do e marrin atë “pagë lufte”, e shumë përjetojnë ankth e stres duke menduar  për ringritjen, Ermalit i punon vetëm një neuron: Ai i të bërit parà, mundësisht para të thata e brenda ditës.

Në fakt në kushtet ku jemi, gjëja e fundit që duhet të mendojë njeriu është paraja.

Lexo edhe :  Rregulli dy minutësh që mund t’ju ndryshojë jetën

Më herët me tërmetin, kujtuam që mbi jetën, asgjë tjetër s’ka vlerë. Njëri-tjetri është gjithçka që kemi!

E tani me pandeminë kuptuam se grykësia, dëshira për të eksperimentuar e provuar gjithçka, mund ta fshijë nga faqja e dheut njeriun dhe ta zëvendësojë me një… virus.

Dje, ndesha rastësisht në rrugë një mike të shtrenjtë të cilën për shkak të rrethanave të ndryshme kisha dy vite pa e takuar.

Instiktivisht doja t’i hidhesha e ta përqafoja por pastaj u kujtova për distancimin fizik dhe ashtu me mbi një metër distancë nga njëra-tjetra bëmë një bisedë…bosh.

Ishte bosh sepse mungonte afërsia, mungonte ai shtrëngimi shqisor që i bën emocionet reale e të gjalla.

Ika duke marrë me vete një trullosje që më shoqëroi gjithë ditën, bashkë me pyetjen e vazhdueshme: Po si u bëmë kështu?!!

E thashë këtë duke menduar që ka shumë të tjerë si unë, të cilët e vetmja gjë që duan tani, është një përqafim me të afërmit e tyre, me miken e zemrës, me vallain, motrën, gjyshin, gjyshen, tezen, hallën, kolegen e punës, mësuesen e parë… a këdoqoftë!

Një përqafim për të ndjerë sërish që jemi humanë.

Në kushtet e këtij asocializimi, ku të gjithëve na duket vetja nga pak “kavie eksperimentale”, shërimi i vetëm është rikthimi te vlerat, te gjërat e përditshme, te ato detajet e vogla që i japin kuptim ekzistencës sonë.

Por sigurisht këto gjëra nuk mund t’i kuptojnë aktorë si Ermali që edhe në kohë pandemie, kanë menduar thjesht si të shesin më shumë filma të prodhimit “Dy gisht m…..”

/Newsbomb

Të fundit

Rama: Votoni masivisht PS, që më 2030 të keni pasaportën europiane të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë podcastit “Flasim” për rëndësinë e votës masive për Partinë Socialiste në zgjedhjet e...

Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Bora Muzhaqi, kandidate për deputete në listën e mbyllur të Partisë Socialiste, ka ndarë eksperiencën e saj për nisjen e karrierës politike në Shqipëri...

Liliana Cavani, ‘Ta shpëtojmë kinemanë nga TV’

Ajo është kumbara e "Guardians of Dreams - Thesaret e Bibliotekës Kombëtare të Filmit" nga Francesco Gallo “Është e kotë që Qendra Eksperimentale të vazhdojë të...

Zgjedhjet e 11 majit/ Tabaku për listat e PS: Shumicën e kandidatëve nuk i njoh

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar në emisionin “Log” të News 24 listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme....

Mbyllja e platformës TikTok në Shqipëri, opozita proteston sot

ot në orën 19:00 para Kryeministrisë do të zhvillohet një protestë e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas vendimit të qeverisë...

Lajme të tjera

Web TV