29 rastet e reja/ Shqipëria si më 4 prill, por tani rritja e infektimeve është e qëndrueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

29 raste me koronavirus u konfirmuan sot në Shqipëri, duke shënuar numrin më të lartë të konfirmuar brenda një dite që prej 4 prillit. 19 ditë më parë kishte po kaq raste të reja, por ajo që vihet re është se rritja duket e qëndrueshme.

Grafiku tregon se që prej 18 prillit, kur u regjistruan vetëm 9 raste të reja, numri është vazhdimisht në rritje. Më 19, 20, 21, 22 dhe 23 prill janë regjistruar 14, 22, 25, 25 dhe 29 raste të reja me COVID-19.

Kjo rritje prej 5 ditësh nuk ishte regjistruar asnjëherë në Shqipëri, që nga data 9 mars, kur u konfirmuan rastet e para.

Janë fasoneritë aty ku po identifikohen kryesisht rastet e reja, pasi gjatë izolimit ishin një prej bizneseve që nuk u mbyllen, por vijuan punën.

Ndryshe nga shumë vende të Evropës dhe botës, ku rastet e reja të infektimit janë në rënie të vazhdueshme, në Shqipëri po ndodh e kundërta.

Shqipëria konsiderohet si një prej shteteve që ka marrë masat më të hershme dhe më të ashpra sa i përket izolimit të qytetarëve dhe gjobave të vendosura. Shqipëria është gjithashtu edhe një prej shteteve që ka realizuar më pak teste në Evropë për COVID-19.

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV