Fier/Rrahu dhe bëri për spital gazetarin, arrestohet polici dhe shoku i tij-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një efekt policie është vënë në pranga në qytetin e Fierit pasi mbrëmë së bashku me shokun e tij ka rrahur me mjete të forta gazetarin e një media lokale në Fier, Xhoen Osmanasj.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, “Mbrëmë rreth orës 20:00 punonjësi i policisë A.B. dhe shoku i tij, shtetasi D.R., në qendër të Fierit, kanë goditur me mjete të forta dhe grushte shtetasin Xh.O., duke i shkaktuar dëmtime fizike”.

E gjithë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa efektivi i policisë përveçse ka rrahur qytetarin ka dëmtuar edhe automjetin e tij.

Siç duke edhe në video polici tashmë i shkarkuar nga detyra, Anxhelo Bardhi i ndihmuar nga një i afërm i tij ka rrahur dhe i ka dëmtuar makinën gazetarit Xhoen Osmënaj.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shkak ishin motive të dobëta. Përveç dëmtimeve fizike, dy agresorët kanë dëmtuar mjetin e të riut. Një patrullë policore ndërhyri menjëherë në vendngjarje dhe i shoqëroi në Komisariat, duke parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e pezulloi menjëherë nga detyra Inspektorin”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Brendshme.

Ky është edhe momenti i shoqërimit të policit dhe gazetarit nga policia e Fierit.

Njoftimi i plotë:  

SHÇBA arrestoi 1 punonjës policie dhe 1 shtetas, goditën për motive të dobëta një person në qendër të qytetit.

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Fier arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, A.B. me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Stacionin Policor Roskovec dhe shtetasin D.R., nga Fieri, për veprat penale të “Kanosjes”, “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Shkatërrimit të pronës” kryer në bashkëpunim.

Mbrëmë rreth orës 20:00 punonjësi i policisë A.B. dhe shoku i tij, shtetasi D.R., në qendër të Fierit, kanë goditur me mjete të forta dhe grushte shtetasin Xh.O., duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Lexo edhe :  “Lufta me Iranin pas gjyqit të Netanyahut”/ Eksperti zbardh prapaskenat, pse nisën sulmet

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shkak ishin motive të dobëta. Përveç dëmtimeve fizike, dy agresorët kanë dëmtuar mjetin e të riut. Një patrullë policore ndërhyri menjëherë në vendngjarje dhe i shoqëroi në Komisariat, duke parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e pezulloi menjëherë nga detyra Inspektorin.

Pamjet filmike të ngjarjes janë administruar në cilësinë e provës materiale në funksion të hetimeve. Të gjitha veprimet e kundraligjshme dhunuesit i kanë kryer duke thyer fashat  orare të përcaktuara në aktet ligjore në fuqi për gjendjen e jashtëzakonshme, fakt ky i dënueshëm.

Veprimet procedurale u kryen në prani dhe në drejtimin e Prokurorit dhe materialet hetimore i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. SHÇBA gjen rastin të falënderojë qytetarët dhe median për bashkëpunimin dhe fton këdo të telefonojë falas në 0800 90 90 për çdo shkelje apo abuzim të punonjësve të Policisë.

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV