Burgjet në El Salvador, atje ku distanca sociale vështirë se mund të ruhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amerika Latina njihet për mbipopullimin e frikshëm nëpër burgje. Me të burgosurit që rrinë mbi njëri-tjetrin pranë kangjellave të hekurta të dritareve, distanca sociale vështirë se mund të ruhet, madje është e pamundur ndërsa në këto institucione, është e pamundur të sigurosh edhe mjetet bazë mjekësore, pavarësisht shpërthimit të koronavirusit.

Kombet e Bashkuara i kanë kërkuar qeverive të bëjnë më shumë për të mbrojtur të burgosurit dhe ka sugjeruar lirim për disa prej tyre, për të shmangur rrezikun gjithnjë e në rritje.

Kili, Kolumbia dhe Nikaragua kanë shpallur planin për të liruar mijëra të burgosur. Prioritet i është dhënë të moshuarve, grave shtatzëna dhe atyre me sëmundje të tjera. Brazili ka liruar deri më tani 60 të dënuar por kaq nuk mjafton ndërsa Peruja tani po mendon për një amnisti në këto ditë të vështira. Situatë e vështirë mbetet ajo në burgjet e El Salvador, ku është e pamundur që një i burgosur të ketë një metër vend, qoftë edhe për të shtrirë këmbët i qetë.

Fotografi Tariq Zaidi ka kaluar 2 vitet e fundit duke dokumentuar përmes fotove dhe pamjeve, kushtet në burgjet e El Salvador, deri para shpërthimit të pandemisë. El Salvador është shteti me numrin më të lartë të të burgosurve sikurse edhe shteti me normën më të lartë të vrasjeve në botë. Por nga 17.6 vrasje në ditë regjistruar në vitin 2015, normal ka rënë në 2.1 vrasje në ditë deri në mars të 2020-ës./Burimi: BBC Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV