Festivali i Filmit në Toronto, këtë vit vetëm online?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Toronto në Venecia. E gjithë makineria e botës së spektaklit dhe showbizit ka frenuar.

Por një lajm vjen pikërisht nga Cameron Bailey, drejtori artistik i Festivalit të Filmit në Toronto Alberto Barbera, i cili është shprehur: “të gjithë përpara”. Por organizatorët ende nuk janë shprehur në qoftë se festivali i përvitshëm do të mbahet apo jo.

Për momentin eventi më i madh i filmit në Amerikën e Veriut është pezulluar, sipas revistës “Variety” për shkak të pandemisë koronavirus dhe evoluiimit të shpejtë të saj në çdo cep të globit. TIFF që zhvillohet tradicionalisht në fillim të muajit shtator, e që ngjan në format me festivalin e filmit në Venecia, duket se do të organizohet. Datat paraprake janë vendosur 2-12 shtator por gjithcka për momentin mbetet pezull. Mes opsioneve që janë diskutuar janë edhe mundësia e transmetimit online përmes kanaleve të ndryshme në Youtube apo në ndonjë alternativë tjetër virtuale.

Në qoftë se situata e pandemisë do të vijojë ende muajt e verës, me siguri edhe TIFF do të shtyhet, edhe pse do të jetë për herë të parë në histori. Gjithsesi publiku do të informohet se cilat janë filmat në garë apo mënyra se si do të organizohet festivali në ditët në vijim.

Të njëjtin fat kishte pak ditë më parë edhe Festivali i Filmit në Kanë. Për momentin, kineastët, regjisorët e aktorët, sikurse edhe publiku, do të duhet të kënaqen vetëm online. E gjithë industria është në kolaps./Burimi: Daily Mail Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët pronarët e dytë më të mëdhenj të shtëpive në Europë

Shqiptarët rezultojnë që janë populli i dytë në Europë, pas maqedonasve për pronësinë e një apartamenti. Sipas të dhënave të...

Protesta e opozitës/ Blindohet bashkia e Tiranës, furgonë policie zbarkojnë para godinës

Teksa pak pas minutash pritet të nisë protesta e opozitës, furgonë policie kanë zbarkuar te bashkia e Tiranës, në kuadër të planit të masave...

‘Kurthi’ i SHBA-BE kundër liderëve politikë shqiptar për t’i nxjerrë nga skena politike

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Spahiu tregon “kurthin” që SHBA-BE ka...

Disa norma sjelljeje që duhet t’u mësohen fëmijëve

Nëse kthejmë kokën rrotull për të parë përditshmërinë mes punës, kolegëve, të afërmve, le ta pranojmë që ka shumë doza vrazhdësie dhe mënyra sjelljeje...

Skemë tjetër pensionesh, do të paguhen më shumë ata që jetojnë në zonat rurale

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka menduar një skemë të re...

Lajme të tjera

Web TV