Skllavi do liri, se për bukë as skllavopronari nuk e le të vdesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artan Fuga/Njeriu do liri, ushqimin e gjet vet, nuk do një kothere bukë në bodrum që pa liri ja heqin sa herë duan!

Kundërshtimi për një kothere bukë nuk është kauza ime!

Unë e kam bindje që ka një kontradiktë të madhe në këtë logjikë politike : Nga njera anë konsiderohet pushteti i sotëm si i oligarkëve, i njëshit, jodemokratik (dhe unë e ndaj këtë gjykim) dhe nga ana tjetër i bëhen propozime dhe sugjerime si të mendojë për qytetarët!

Ndjesë, por nuk e kuptoj dot! Nuk ma kap truri!

Unë mendoj se kryesorja nuk është sjellja jonë qytetare si agjenci konsultance, por kërkesat politike për të drejtat e qytetarëve, për respektim të shtetit ligjor, për transparencë.

Lidhur me këtë prioritet unë nuk jam aspak dakord të mbetet te kërkesat shumë relative për testime, teshtima, të shtime!

Me kodin penal dhe ndryshimet në të ne nuk jemi veçse kafshë, pula, derra, që çdo çast dikush mund të na vendosi në arrest shtëpie, pa gjyq, pa avokat, pa publik sikurse mbyll bagëtinë në katua!

Dhe ne të këshillojmë se ç’duhet bërë me ndihmën ekonomike!!!

Ne jemi të mbaruar si njerëz, sepse një grusht misër do të na japin!

Asnjë skllavopronar nuk do që skllavi të vdesi për bukë!

Politikisht në kohë covid19 qëndrimi im si qytetar përqendrohet te kërkesat e mirëfillta politike, juridike, institucionale, sepse janë ato që përbëjnë mekanizmin e rikthimit të qytetarit shëndoshë e mirë në qendër të sistemit politik!

Të fundit

Meta i drejtohet Biden përmes medies amerikane: Mos harroni Shqipërinë dhe rajonin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një interviste për medien amerikane Fox News, i ka kërkuar presidentit...

“Rrënimi nis te shitja e votës”/ Gjekmarkaj nuk ndal sulmet nga Kukësi

Nënkryetari i Rithemelimit Agron Gjekmarkaj, e nisi fjalën e tij nga takimi me demokratë në Kukës, duke u kërkuar ndjesë për trazimet që “politikanët...

Grabitën turistët italianë, Vlora Marina mbulon vlerën e vjedhur

Vlora Marina është ofruar vullnetarisht që të mbulojë vlerën prej 2 500 € që i janë vjedhur turistëve italianë në Vlorë dy ditë më...

Analiza/ 2.3 miliardë euro nga Diaspora tek ne?

Nga Fatos Çoçoli  Sot, të 5 mijë e 141 vendet e uljes në Stadiumin Olimpik “Galatsi” në Athinë ishin mbushur si kurrë më parë, me...

A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë psikologët

Ndodh që ëndrrat e këqija pasqyrojnë gjërat që keni përjetuar gjatë ditës apo ngjarje në botën reale. Por, duket se këto ëndrrat mund të...

Lajme të tjera

Web TV