Analizë/ Pse nuk mundëm ta parandalonim Covid-19?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota “shmangu një plumb” në 2003 kur pati një përhapje të koronavirusit SARS, pasi u transmetua nga lakuriqët te njerëzit në Kinë dhe më pas u përhap në 26 vende. E njëjta gjë ndodhi kur MERS, një tjetër koronavirus, që u përhap te njerëzit në 2012.

Një vit më vonë, shkencëtarët kinezë gjetën viruse të ngjashme me SARS tek një lakuriq nate, që mund të infektonte qelizat njerëzore. Dhe në vitin 2016, Organizata Botërore e Shëndetit i vendosi koronaviruset midis tetë kërcënimeve më të njohura virale, që kërkojnë më shumë studime të mëtejshme.

Kështu që mund të mendohej se do të kishim disa ilaçe dhe vaksina deri tani. Por nuk ka asnjë të licencuar. Kjo është arsyeja pse ne po nxitojmë për të testuar barnat e projektuara për viruse të tjera, për të parë nëse ato mund të ndihmojnë. Pse ishim kaq të papërgatitur për një kërcënim, për të cilin kishim dijeni?

Pas vitit 2003, pati një shpërthim kërkimesh shkencore, por ishte jetëshkurtër. “Nga 2005, u bë me të vërtetë e vështirë për të marrë fonde për koronavirusin SARS,” thotë Rolf Hilgenfeld në Universitetin e Lübeck, Gjermani.

Kjo ishte pjesërisht sepse, kur SARS u zhduk, nuk kishte asnjë treg që priste ilaçe ose vaksina për ta trajtuar atë, thotë David Heymann në Shkollën e Higjienës në Londër. Vetëm kompanitë e mëdha të ilaçeve kanë para dhe ekspertizë për të marrë ilaçe ose vaksina përmes testimeve tek njerëzit, dhe pa një treg nuk mund të investojnë. Por Hilgenfeld thotë se agjensitë që financojnë hulumtimin gjithashtu humbën interesin, sepse “virologët e shquar besuan se koronavirusi SARS ishte një gjë që do të ndodhte një herë”.

Lexo edhe :  Si mund të ndalet shpopullimi i një vendi? Shembulli që vjen nga Suedia

Në krahasim me koronaviruset e tjerë, SARS kishte një mutacion të gjerë gjenetik, që shtyu disa virologë të mendonin se kjo ishte ajo që e lejonte atë të përhapet papritmas te njerëzit – dhe se një mutacion i tillë nuk do të kishte gjasa të ndodhte përsëri. Kishin të drejtë në lidhje me pjesën e dytë. Virusi covid-19 nuk e ka këtë mutacion, por ai përhapet edhe më shumë te njerëzit sesa SARS.

SARS frymëzoi disa masa globale. MERS u identifikua me shpejtësi në 2012 sepse Bashkimi Evropian kishte filluar financimin e laboratorëve për viruset e frymëmarrjes.

Në vitin 2007, një version i rishikuar i Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit, një traktat i hartuar për të zvogëluar përhapjen e sëmundjeve ndërkombëtarisht, kërkoi financa të mëdhaja për të ndihmuar zhvillimin e për të përmirësuar aftësitë e shteteve për zbulimin dhe kontrollin e sëmundjeve. Por shtetet kryesisht investuan në nisma globale dhe “jo sa duhet për t’i ndihmuar vendet të kujdesen vetë për veten”, thotë Heymann. Asnjë vend nuk i plotëson kërkesat e traktatit të vitit 2007.

Një problem tjetër është vendosja e njerëzve që nuk janë mjekë dhe shkencëtarë në borde. Pas SARS, Kina ngriti një rrjet për të zbuluar raste të sëmundjes së frymëmarrjes. U zbulua covid-19 në Wuhan dhe zyrtarët vendas nxitën përpjekjet për të ngritur alarmin.

Ekspertët e shëndetit publik kanë paralajmëruar për vite me radhë se duhet të bëjmë më mirë. Sëmundja tjetër e re mund të jetë më e keqe dhe, ndryshe nga covid-19, krejtësisht e papritur. / FT – Bota.al

Të fundit

Nga luhatjet hormonale te rënia e imunitetit, çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë festave

Pas imazheve ëndërrimtare të dekorimeve të Krishtlindjeve dhe eventeve festive, shpesh gjenden ëmbëlsirat e panumërta, gotat me verë të...

Destinacionet perfekte nëse doni atmosferë KRISHTLINDJESH

Atmosfera e Krishtlindjes po fillon të ndihet kudo, por askund më mirë se në markatat festive nuk mund të përjetohet më bukur. Markata apo tregu...

Kuvendi pritet të miratojë ligjin për vitet e humbura të punës, ja kush përfiton

Në vitin e ardhshëm pritet të zyrtarizohet nisma ligjore, e cila njeh vitet e punës që nuk dokumentohen, për qëllime pensioni. Projektligji u miratua...

Shqipëria mbyll TikTok, eksperti:Ja mënyrat që do të përdoren për të pasur aplikacionin

Tomi Kallanxhi, ekspert IT, në një emision televiziv, ndërsa e konsideroi si show vendimin e Kryeministrit. Në vijim, Kallanxhi tregoi disa nga mënyrat që mund...

“Ka që prej 1968-ës në politikë dhe ka bllokuar PD”, Basha shpërthen ashpër për Berishën

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, në një intervistë në “2984” të komedianit Albano Bogdo, ka komentuar situatën politike në vend, por edhe situatën në PD. I pyetur...

Lajme të tjera

Web TV