Pas 2 muajsh luftë ndaj koronavirusit, Koreja e Veriut nuk ka shënuar asnjë të infektuar me koronavirus brenda vendit.
Që prej 20 janarit Korea e Jugut konfirmoi rastin e parë, ndërsa që prej 15 shkurtit pa ndërprerje kishte konfirmuar raste çdo ditë por sot duket se ka hyrë në fazën e spastrimit të koronavirusit, transmeton BBC.
Sa i përket pikut të infektimeve Koreja e Jugut e arriti më 29 shkurt me 909 të prekur nga koronavirusi. Këtë muaj ajo zhvilloi edhe zgjedhjet në kushte pandemie.
Deri më tani Koreja e Jugut ka shënuar 10 mijë e 765 të infektuar, ku kanë humbur jetën 247 persona dhe 9 mijë e 59 të tjerë janë shëruar.