Rikthehemi në modën e viteve ‘90, ja cilat ishin ikonat e 3 dekadave më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfundimisht jemi rikthyer në modën e viteve ‘90, me fustanet e ngushta e të shkurtra, në varëset që lidhen në fyt apo edhe bluzat e shkurtëra. Ndërsa në vitet 1980, moda ishte me xhaketa të fryra e fustane me rrudha e vata më të mëdha, vitet ‘90 ishin më të lehta.

Fustanet e ngushta, ngjitur pas trupit janë ato që rikthejnë modën e 30 viteve më parë. Në ato kohë, fundjavat ishin të paimagjinueshme pa një palë streçe të shkurtëra e me shkëlqim, atlete të mëdha e një xhiro me biçikletë.

 

Përveç veshjeve, i njëjti stil i atyre viteve rikthehet edhe për modelet e flokëve, të lirshme, të thjeshta, të pakrehura e të pastiluara qartë. Vitet ‘90 ishin vitet kur vunë emër modelet si Linda Evangelista. Asaj iu bashkuan më vonë modelet si Naomi Campbell, Cindy Crawford e Christy Turlington, mbi pasarelën e Versace, për prezantimin e koleksionit të ri 1991. Nga mesi i asaj dekade, bukuria duket se mori një tjetër kuptim, siç ishte modelja Kate Moss.

Në 1993, Marc Jacobs ngjiti në pasarelë modele të veshura me ato që u njohën si “fustanet e gjyshes”. Ai u kritikua gjerësisht e madje në atë kohë u pushua nga puna. Por ai koleksion u bë pika e kthesës në industrinë e modës përgjatë gjithe dekadës, edhe të jetës e karrierës së tij sigurisht.

Ishte viti ‘94 kur Channel vendosi të mitizojë stilin e rrugës, me xhinse të grisura e të gjera me bel të lartë, çanta të vogla apo edhe varëset me zinxhir të trashë. Dekada kanë kaluar por industria e modës kthehet pas, duke i ofruar femrave e meshkujve, veshje praktike e të përshtatshme për çdo orar të ditës.

Në sfilatën e tij të parë për Gucci, Tom Ford ndërhyri në brendin italian duke sjellë pantallonat e gjera velvet dhe këmishat e satenit. E para këtë modë e përqafoi Madonna, që u vesh në këtë mënyrë gjatë mbrëmjes së MTV Video Music Award në vitin 1995.

Lexo edhe :  Lin Festival, mes trashëgimisë dhe muzikës, një festival me klasikët dhe modernët

Ai që guxoi në fund të viteve 90’ ishte Alexander McQuinn, që sfidoi modën me veshje të printuara, me foto apo edhe me motive tropikale, deri tek pantallonat në metal, flori e argjend. Ndikim më vehte për adoleshentët e asaj periudhe ishin edhe personazhet kryesorë më filmat “Beverly Hills” apo “Princi i Bell Air”.

Por filmi që përcaktoi trendin e fundit të viteve ‘90 ishte padyshim seriali “Friend” dhe “Sex and the City”, ku Jennifer Aniston dhe Sarah Jessica Parker u shndërruan në ikona të modës./Burimi: CNN Përshtati:Fjala.al

Të fundit

Rrezikoi jetën për të shpëtuar të moshuarën në Gramsh, flet oficeri: Tre ditë tmerri!

Alfred Zhupani është specialist për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Gramshit, por për shqiptarët ai u bë i...

Karuseli i zërave për mocionin ‘Berisha’ të shtatorit

Ylli Pata Të mësuar tashmë që nga 2017-a, ekzaktësisht pas zgjedhjeve të dyta rresht që fitoi Edi Rama, publiku priti emrat e ministrave në gusht....

Mbyllet takimi me liderët e BE, Zelensky: Garancia e sigurisë nga SHBA do ishte historike

Ka përfunduar takimi virtual i udhëheqësve evropianë me Volodymyr Zelensky-n, në atë që i ngjante një parapërgatitje për takimin e me Donald Trump në...

Motra e futi në kurth, këngëtari grek reagon pas shtrimit në spitalin psikiatrik

Këngëtari i njohur grek, Giorgos Mazonakis, ka bërë deklaratën e tij të parë publike pas shtrimit të bujshëm në spitalin psikiatrik Dromokaiteio, duke mohuar...

Nëna e Martin Canit përlot me reagimin/ Erald bir, të qaj sot si për tim bir

Pas ngjarjes tragjike në fshatin Pirg të Maliqit, ku një 14-vjeçar, Erald Xhejo, humbi jetën, ka reaguar nëna e Martin Canit, adoleshentit që u...

Lajme të tjera

Web TV