Të gjithë kemi dëshirën të shpenzojmë për veshje dhe jemi më të lumtur kur kemi një veshje të shtrenjtë.
Në fakt, ka disa gabime të cilat mund të jeni duke i bërë që ju bëjnë të dukeni të veshur lirë, pavarësisht se keni shpenzuar shumë.
Logot tepër të dukshme
Shumë logo ju bëjnë të dukeni të veshur lirë. Duhet gjithnjë një lloj moderimi, pa e tepruar. Logot e vogla janë gjithnjë më të shtrenjta!
Asnjëherë mos zgjidhni të vishni rroba me logo nga koka tek këmbët!
Rroba shumë të gjëra
Pavarsisht sesa shpenzoni, nëse rrobat nuk përshtaten me trupin tuaj, vlera e tyre ulet.
Printet e kafshëve
Çdo gjë që është “tepër leopard”, që do të thotë të vishesh kokë e këmbë me print leopardi është e ndaluar.
Nuk ka rëndësi sa kushton, mbetet ‘e lirë’!/E.Ç