Kosovë/ 27 pacientë fitojnë betejën ndaj Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kofirmuar pozitive me koronavirus shtatë persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend në 813.

Po ashtu lajm i mirë është së janë shëruar 27 pacientë me koronavirus, duke rritur numrin e të shëruarve në 298.

Njoftimi:

Sot më 01 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 221 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej shtatë (7) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës.

Sot më 01 maj 2020, janë shëruar edhe njëzet e shtatë (27) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e nëntëdhjetë e tetë (298) raste.

Nga data 08 shkurt deri më 01 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.644 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej tetëqind e trembëdhjetë (813) raste, me gjithsej njëzet e dy (22) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome

Të fundit

Shehaj reagon pas fitores së 2 mandateve/ Partia Mundësia është opozita e shekullit 21

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas suksesit të forcës së tij politike në zgjedhjet e 11...

8 mënyra (të provuara) për të patur më shumë fat!

Ndonjëherë duket sikur disa njerëz janë gjithmonë të bekuar me fat. Por a varet vërtet nga rastësia, apo edhe ne luajmë një rol në...

Eurovizioni/ Gjithçka duhet të dini për para finales së madhe, ja kur performon Shqipëria

Festivali i 69-të i Këngës në Eurovision po i afrohet finales së madhe në qytetin zviceran të Bazelit. Artistë muzikorë nga 26 vende do...

Më i votuari në qarkun e Tiranës!/ Blendi Gonxhja: Puna që kam bërë m’u shpërblye

Blendi Gonxhja, kandidati më i votuar nga Partia Socialiste në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, ishte i ftuar në emisionin “Kjo...

Çfarë do të ndodhë në PD? Do të rrëzohet Sali Berisha, apo do të shpërbëhet partia?

Nga Spartak Ngjela Saliu vijon të thotë se Partia Demokratike është dhunuar në zgjedhjet e fundit që ai i ka humbur thellë, dhe të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV