Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Enkel Demi: Jeta në karantinë, mbarova së shkruari një roman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Liria është vlerë, jo ngujimi, aq më pak tutja. Unë vetë kam bindjen që ky farë “burgimi” edhe nëse fillimisht pati një çmim që është mbrojtja e jetës, tani është konvertuar në çmimin mbrojtja e robërisë”

 Nga Leonard Veizi

 Shumëkush e njeh si Tom Kuka, por në fakt emri i tij i vërtetë është Enkel Demi. Ka qenë këtu me ne gjithë kohës, edhe pse shumëkush ëndërroi se ishte një qenie e importuar, ndoshta për shkak të emrit, që edhe pse i qëndronte mirë për shtat, dukej disi i montuar apo ndoshta i modifikuar. Në planin letrar ai përdori këtë truk të pazakontë, si për ta ndarë një herë e mirë Enkelin gazetar nga Toma shkrimtar. Pagëzimi, me ujë të bekuar e citate bible, nuk u bë në asnjë nga kishat e mundshme, as katolike e as protestante, e ca më pak ortodokse edhe pse me gjasa për nga origjina e afërt familja e tij duhet t’i përkasë trungut të madh të muslimanëve. Por i gjithë mundi i tij shkoi kot. Fortesa e ngritur, për t’u mbajtur me fanatizëm rreth vetes, u zhbë dhe u shemb si të ishte prej rëre. Por ai mbeti në mes të saj i patrazuar, i pacenuar, por triumfues, sepse të dy emrat e tij u shkrinë për të na dhënë një njeri të vetëm, shkrimtarin e gazetar së bashku dhe pse pseudonimi letrar që dukej se ishte prerë enkas për të nuk ekziston në Gjendjen Civile dhe as te Sigurimet Shoqërore…

…“Gurët e vetmisë” i ka dhënë atij Çmimin Kombëtar të Letërsisë. Por “Hide mbi kalldrëm” do të lëvizte themelet dhe tjegullat e ngrehinës, pasi në kërkim e sipër për të gjetur se kush fshihej pas një letrari të ri me emrin Tom, shumëkush u turr të lexonte dhe romanin e tij të parë. E ndërsa “Hide mbi kalldrëm” është një triller policesk, disi grotesk, me një psikologji të veçantë dhe zhargon të detajuar për të na dhënë Tiranën e viteve ‘30 të shekullit të kaluar, me “Gurët e vetmisë”, ai është kthyer pas në kohë për të na rrëfyer një pjesë të historisë së Çamërisë. Dhe pas tyre erdhi “Ora e ligë”. Por romani i radhës duket se diametralisht kundër do në ta çojë në veri të Shqipërisë për të na surprizuar sërish me ndonjë ngjarje të rrallë. Por kjo i mbetet kohës, një të ardhmeje të afërt. Ndërsa për ditët e vështira të karantinës që po jetojmë, duke folur për gazetën “Fjala” Enkel Demi apo Tom Kuka për fanatikët që vazhdojnë ta njohin si të tillë, thotë:

Lexo edhe :  FOTO/ Gjenden vula 7000-vjeçare me figura kafshësh në Arslantepe të Turqisë

 – Ju nuk e keni ndërprerë punën në televizion, por pjesën tjetër të kohës si po e kaloni në karantinë?

Në fakt, kam ndenjur pak i mbyllur, se puna ime më ka nxjerrë me dashje a pa dashje jashtë shtëpisë. Por, kam ditë pa përqafuar njerëzit e shtëpisë, ndërrojmë teshat në një verandë. Kjo për mua është vuajtje.

Pjesa tjetër ndryshon pak nga rutina e ditës së zakonshme. Pak sport, libra, komunikim, gatim e kështu me radhë.

 – A është frymëzuese për ju një situatë e tillë?

E tillë ka qenë. Nuk e fsheh. Kisha nisur të punoja me mbledhjen e materialeve me një projekt timin të ri për në Shkodër, por izolimi më ndërpreu vajtjet e fundjavës atje. Nuk mendoja që këtë vit do të botoja një libër të ri, por ja që e përfundova një roman, i cili është vazhdim i librit tim të parë. Por, kujdes e përfundova unë, jo shtëpia botuese. Nëse ata e gjykojnë të mirë botohet, përndryshe “gëzohem që u njoftëm”.

– A mund të përbëjë situata e “Covid”-it si precedent a si një motiv që në të ardhmen të shkruhet më shumë për të dhe rreth saj?

Nuk më pëlqejnë parashikimet. Me siguri që do të ketë madje njëfarë nguti për të shkruar, por ligjësia e letërsisë shpesh nuk shkon në të njëjtën shpejtësi me realitetin. Gjithsesi, për vitin 2021 unë pres më shumë fëmijë dhe më shumë libra. Kjo është e natyrshme, sepse këto janë ditët e mbarsjes.

– A mund të kthehet në vlerë qëndrimi si i ngujuar nga frika e një virusi?

Liria është vlerë, jo ngujimi, aq më pak tutja. Unë vetë kam bindjen që ky farë “burgimi” edhe nëse fillimisht pati një çmim që është mbrojtja e jetës, tani është konvertuar në çmimin mbrojtja e robërisë.

Këto janë kohët e përroit psikik të pushteteve, të sundimtarëve që në Shqipëri bëhen qesharakë, prandaj janë ku e ku më të rrezikshëm se gjetkë.

– Kush është primare në ditë të tilla, leximi apo krijimtaria?

Liria është më e rëndësishmja. Leximi dhe krijimtaria shformohen në bazë të kushteve, në të cilat zhvillohen. Sot, krejt ndryshe lexohet një tekst se sa dje. Fjala vjen “Murtajën” unë e kam lexuar në mote të tjera, ndërsa tani në izolim njerëzit i janë rikthyer.

Krijimtaria ndërron, sak prej përmasës së lirisë. Ka me pasë në librat e vitit të ardhshëm, më shumë mure, më pak linja, më shumë ekzistencializëm, më pak personazhe, më shumë trishtim dhe depresion.

Intervistoi/ Leonard Veizi/Fjala/

Të fundit

Krizë tek Milani, “kuqezinjtë” ndalen në barazim edhe ndaj Lazios

Milani është ndalur në barazim me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Lazios në kuadër të javës së tretë në...

Lista Serbe: Ndërkombëtarët të veprojnë që të ndalen veprimet e njëanshme të Kurtit

Lista Serbe u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të veprojnë në mënyrë urgjente për të parandaluar, siç tha ky subjekt, lëvizjet e reja...

Studimi i lëvizjeve të bebeve mund të paralajmërojë për autizmin

Disa lloje diagnozash, si p.sh. për autizmin, mund të pikasen më herët duke studiuar se si lëvizin bebet, thonë shkencëtarët në Universitetin e Sussexit...

Angelina Jolie s’pranon të flasë për divorcin me Brad Pitt

Angelina Jolie ka refuzuar me mirësjellje të përgjigjet në një pyetje mbi divorcin e saj me aktorin Brad Pitt në një intervistë të re...

Tani është zyrtare, Jadon Sancho është lojtari i ri i Chelsea

Chelsea ka njoftuar transferimin e Jadon Sanchos në formë huazimi nga Manchester United, 21 orë pas mbylljes së afatit kalimtar veror. Anglezi u transferua te...

Lajme të tjera

Web TV