Ditmir Bushati/ Fraksionet pa “zë” brenda kampit të PS-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati “trazon ujërat” në Partinë Socialiste duke dalë kundër politikave qeverisëse. Sa bindës, me “moral të pastër politik” dhe mundësi ka Bushati dhe “grupi i të heshturve kritikë”, të bëhen faktor për një fraksion brenda së majtës në pushtet? Përse zërin ndryshe brenda PS nuk e bëjnë senatorët Pandeli Majko, Erion Braçe, Bashkim Fino, Fatmir Xhafa, Musa Ulqini dhe Gramos Ruçi.

Në një analizë të thelluar për çfarë po ndodh në kampin e majtë flasin për gazetën “Fjala” analistët Roland Qafoku, Lorenc Vangjeli dhe politologu Ilir Kalemaj.

Në fund të mandatit të parë të qeverisë Rama, ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati u duk se i kishte nisur numërimi së prapthi, kur kryeministri kritikoi gjithë lukuninë e diplomacisë shqiptare, të cilët në katër vite nuk qenë në gjendje që të sillnin qoftë edhe një investitor të huaj në vendin tonë. Vetë Bushati heshti dhe priti radhën me “zemër në dorë” dhe shpresuar se në kabinetin e dytë sërish ai do mbante postin e kryediplomatit të vendit. Ashtu ndodhi, ndërsa Rama jepte emrat si “mësuesi për nxënësit e dalluar”, përmendi Bushatin për të vijuar si ministër i Jashtëm, salla e mbushur me drejtues socialistë duartrokiti. Vetëm një vit e gëzoi atë post privilegj, pasi u desh protesta e studentëve në fundin e vitit 2018 që Rama të fshinte thuajse të gjithë “kabinetin e parë” dhe njëkohësisht edhe Buashtin, me të cilin kishte pasur një ftohtësi muajt e fundit.

Ishte koha që ish-kryediplomati të zhvishej nga gjuajtja me diplomaci për të dalë kundër në disa raste. Si fillim me nënkuptim tregoi se ishte kundër “ndarjes së Kosovës”, duke lënë të kuptohej a priori se në këtë pikë ndahej “parimisht” me Ramën.

Më pas foli për krimin e futur në politikë, veçanërisht për kryebashkiakët socialistë të dënuar më pare. Gjithashtu, nuk la pa shfrytëzuar fjalimet në Parlament që ngjallnin kërshëri, për të ndalur në diskutimin e fundit ku foli për “shkëputje të PS-së nga oligarkia”, apo për një “politikë me ideale të majta”. Kundërshtia i erdhi e përflaktë nga i kudogjendshmi Taulant Balla, si kreu i grupit parlamentar të PS-së, duke e ironizuar.

Lexo edhe :  Edi Rama, një kampion i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës

Deri këtu nuk është ndonjë risi, pasi kryeministri Rama, këdo që ka dalë disi kundër dhe jashtë “vathës” së qeverisë, në fillim e injoron, më pas e relativizon problemin që ngre dhe në fund e “denigron” nëpërmjet zërave të tjerë brenda PS-së, të cilët janë të gatshëm në çdo rast.

Dje Bushati në një status të shkurtër në rrjetet sociale shkroi “Pranvera ka nis me ardhë” – duke iu referuar një kënge, por në situatën aktuale, qëllon përtej muzikës… shumë pikëpyetje ngrihen nëse idetë e “drejta” po artikulohen nga “personat e gabuar” dhe a është Bushati statura politike që mund të krijojë fraksione brenda PS-së, kur mbi supe mban peshën e një ish-ministri të kabinetit Rama një dhe dy?

Roland Qafoku, në një analizë të gjatë për aksionin politik të Ditmir Bushatit nxjerr si konkluzion se ai është kthyer në Ben Blushin e ri të PS-së. Qafoku bën edhe parashikimin se si është e ardhmja politike e Bushatit dhe përse zërin ndryshe brenda PS-së nuk e bëjnë senatorët Pandeli Majko, Erion Braçe, Bashkim Fino, Fatmir Xhafa, Musa Ulqini dhe Gramoz Ruçi. A e ka Bushati moralin për të bërë katarsisin në Partinë Socialiste dhe përse nuk e bëri këtë opozicion kur ishte ministër i Jashtëm.

Nga ana tjetër, analisti Lorenc Vangjeli nuk e sheh të ketë jetëgjatësi ideja e Bushatit brenda PS-së, aq më pak një fraksion të mundshëm që mund të sillte dëme brenda partisë. Roli i “unit” në subjektet kryesore politike shqiptare, sipas Vangjelit, ka shuar çdo zë, që për të ngjitur në elektorat, minimalisht duhet të jenë “të pastër dhe koherentë”, së paku me veten.

Politilogu Ilir Kalemaj, në qëndrimin e tij për gazetën “Fjala” komenton se qëndrimet “parimore” të Bushatit janë shumë të vonuara.

-Ditmir Bushati, ose Ben Blushi i ri në PS

-Lorenc Vangjeli: PS-ja në kohën e brezit të katërt, fraksione vetëm nëse bie Rama

-Ilir Kalemaj: Reagimet e Bushatit janë të vonuara, të rralla dhe të pabesueshme

Të fundit

Çudit Trump: Rripi i Gazës është një copë pronë e rëndësishme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e quan Rripin e Gazës pronë të rëdësishme, e cila duhet të kontrollohet dhe...

Modelja turke ndërron jetë gjatë tentativës për t’i ikur policisë

“Miss Evropa” Guler Erdogan ka vdekur tragjikisht pasi tentoi të largohej nga policia. Modelja 27-vjeçare thuhet se ishte nën efektin e alkoolit kur u ndalua...

7 prilli dhe tradhtia e Ahmet Zogut

Spartak Ngjela E kuptoni tani se si ka degraduar historia kombëtare në Shqipëri?! Në 7 prill të vitit 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste. Në Durrës...

Kryeministri Rama: Me mua dhe PS-në të bashkuar drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE

Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e...

Zgjedhjet e 11 Majit! Berisha u premton fermerëve mbrojtje sezonale të prodhimeve

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatëve të PD-ASHM në qarkun e Lezhës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u premtoi fermerëve subvencione...

Lajme të tjera

Web TV