Juve nis kthimin në normalitet, kontrolle mjekësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Faza e dytë për Juventusin në një periudhë thuajse apokaliptike për futbollin, nisi me infermierinë e klubit.

Kampionët e Italisë, në vend të fushës, këtë radhë fokusin e kishin në “J Medical” në Torino, aty ku u zhvilluan teste mjekësore për ata futbollistë që nuk janë larguar nga Italia.

Të parët Federico Bernardeschi, Juan Cuadrado, Carlo Pinsoglio, Leonardo Bonuçi dhe Aaron Ramsey, hynë me radhë, duke veshur maska dhe duke respektuar distancën e sigurisë sipas protokolleve të imponuar nga Emergjenca Civile në Itali.

Lojtarët që janë larguar më herët jashtë vendit pritet gjithashtu gjatë ditëve në vazhdim të kthehen e ti nënshtrohen protokollit mjekësor për të zbuluar ndonjë infektim të mundshëm. Ata do të vuajnë dhe izolimin e detyruar sipas ligjit për 14 ditë.

Miralem Pjaniç, i cili ishte kthyer në Torino më 19 prill është mes atyre që janë rehabilituar të parët.

Kështu në shtëpinë e Juventusit, ajri i dhomës së dollapëve filloi të ndryshojë…. edhe pse shumica e ekipit nuk ishte i pranishëm.

Për “Zonjën e Vjetër”, ky është një hap i parë drejt normalitetit, në pritje të komunikimeve të mëtejshme.

Megjithatë, nga kjo mesjavë, qendra stërvitore e bardhezinjve do ti rikthehet ritmit dhe zhurmës së “topave” pas një ndalese dy mujore.

Lojtarët do të jenë në gjendje të stërviten individualisht në prani të një mjeku dhe një stafi.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV