Poli i tretë, Presidenti: Në Shqipëri kanë humbur të gjitha ekuilibrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta thotë se protagonizimi i tij i lartë në jetën politike nuk vjen si rrjedhorë e ndonjë dëshire për t’u konsideruar poli i tretë apo thënë ndryshe “këmba e tretë e perustisë”, por për shkak se në Shqipëri kanë humbur ekuilibrat e shtetit demokratik.

Në intervistën për emisionin “Hard Talk” në Fjala.al, Meta tha: “Jo absolutisht, unë në këtë pozicion që kam synoj të bëj vetëm detyrën time si president i vendit, si kryetar i shtetit, ku kanë humbur të gjithë ekuilibrat që janë në një shtet normal demokratik në kuptimin e funksionimit të institucioneve sepse nuk ka nevojë të them që Kuvendi i sotëm ka probleme dhe në vet raport me Kushtetutën. Përveç asaj çështjes së përmbajtjes që opozita reale apo opozita kryesore nuk është në institucione, por detyra ime është të bëj gjithçka që të mos provokohem nga askush dhe të qëndroj gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës deri kur të vendoset normaliteti i plotë kushtetues ligjor në vend që, sipas vlerësimit tim kjo mund të ndodhi vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme. Pra që të kemi një Parlament plotësisht legjitim dhe të plotë.”

-Bojkoti i opozitës i gabuar, Meta: Më mirë të jesh pjesë e ngjarjeve sesa të dalësh jashtë tyre

Të fundit

Çfarë do të ndodhë në PD? Do të rrëzohet Sali Berisha, apo do të shpërbëhet partia?

Nga Spartak Ngjela Saliu vijon të thotë se Partia Demokratike është dhunuar në zgjedhjet e fundit që ai i ka...

Dhëndri i Trump tregon si vendosi të investojë 1.4 miliardë $ në Shqipëri

Dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, tregoi sot për herë të parë gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar 'Future Investment Initiative Europe'...

“Kujdes të kam fal njëherë…”/ Manja përplaset me Këlliçin dhe Gjin Gjonin

Momente tensioni janë regjistruar në ambientet e Parkut Olimpik aty ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur numërimi i votave të shqiptarëve që jetojnë në...

Pushimet si terapi: Destinacionet që ushqejnë shpirtin

Jo çdo arratisje ka të bëjë me valixhen — disa lidhen me rikthimin tek vetja. Në një kohë ku ritmi i jetës është i shpejtë,...

Kush i humbi zgjedhjet? Askush, si gjithmonë

Nga Enton Spahiu Pas çdo zgjedhjeje, njëra palë feston, tjetra reflekton. Në teori. Sepse në praktikën shqiptare, veçanërisht atë të Partisë Demokratike, reflektimi është një...

Lajme të tjera

Web TV