test

VIDEO/ Ronaldo kthehet në Itali, shoqërohet nga forca të shumta policie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i skuadrës së Juventusit, Cristiano Ronaldo është rikthyer në Itali pas afro 2 muajsh, pasi ishte larguar që në 9 mars prej aty.

Portugezi ka zbarkuar në Torino me avionin e tij privat të hënën në mbrëmje rreth orës 22:22, ndërsa ishte nisur nga Madridi. Së bashku me futbollistin në avion ishin dhe familja e tij, partnerja Georgina Rodriguez dhe 4 fëmijët e tij.

Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është se që nga momenti i zbarkimit në aeroport e deri sa ka mbërritur në vilën e tij, sulmuesi është shoqëruar me forca të shumta policie. Ronaldos do t’i duhet të që të qëndrojë në karantinë për plot 14 ditë, që të mund të bashkohet më 18 maj në stërvitje me skuadrën.

Deri në këto momente në qendrën mjekësore të Juventusit një pjesë e lojtarëve të “Zonjës së Vjetër” i janë nënshtruar teste për koronavirus. Ndërsa të parët që u testuan ishin Bernardeschi, Cuadrado, Pinsoglio, Bonucci e Ramsey.

Në vijim do t’ nënshtrohen këtij testi të gjithë lojtarët, ndërsa futbollistët që e kanë kaluar këtë procedurë, ata që kanë qenë në Torino, kanë rinisur këtë të martën stërvitjet individuale, i pari që i paraqit ishte Aron Ramsey./Fjala.al/

Të fundit

Sot Kurban Bajrami, Kryetarja e Kuvendit uron besimtarët: Sakrificën në emër të besimit

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Lindita Nikolla ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Nikolla shprehet ndër të...

Ishin përgatitur për të sulmuar shqiptarët, 50 tifozë italianë bien në prangat e policisë

Rreth 50 tifozë italianë janë arrestuar ditën e djeshme, përpara ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Kampionatin Europian të futbollit. Gazeta gjermane Bild...

Ndodh sërish, qeni i presidentit Biden kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Qeni i presidentit amerikan Joe Biden ka kafshuar një agjent tjetër të Shërbimit Sekret, ndërsa e kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë...

Vapa ekstreme pushton këtë vend, deri më tani 125 persona kanë ndërruar jetë

Temperaturat e larta që kanë prekur Meksikën kanë rezultuar në vdekjen e 125 personave në mbarë vendin deri më tani këtë vit, sipas Ministrisë...

Të shtëna me armë në Michigan, 9 të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Nëntë persona, duke përfshirë dy fëmijë, kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë një park ujor. Dy fëmijë ishin mes...

Lajme të tjera

Web TV